E Shtunë, 31 Tetor 2026

I morën pjatën me peshk nga dora zv/kryeministrit Pangalos!

Një deklaratë e bërë kohë më parë i ka kushtuar shtrenjtë njërit prej zv/kryeministrave grek, zotit Theodoris Pangalos.

I pyetur muaj më parë për borxhin e madh që ka Greqia, Pangalos ka thënë se “paratë i kemi shpenzuar të gjithë bashkë”. Kjo ka sjellë reagimin e shumë qytetarëve, të cilët akuzojnë politikanët për defiçitin dhe konsiderojnë se nuk është populli ai që ka sjellë vendin në këtë gjendje.

Gjatë ditës së djeshme, Pangalos ka shkuar me disa miqtë e tij për të drekuar në një tavernë të njohur.

Në momentin që ka porositur dhe sapo i ka shkuar pjata tek tavolina, një qytetar që ishte ulur në një tavolinë aty afër, u çua dhe shkoi tek zv/ kryeministri duke i thënë se “Meqenëse i hëngrëm të gjithë bashkë, atëherë do mbarojmë edhe pjatën tënde bashkë”.

Sipas medias greke, sapo peshku u poq, kamarieri e çoi pjatën në tavolinën e zotit Pangalos. Për fatin e tij të keq, nga një tavolinë aty afër u ngrit një i ri 35-vjeçar dhe me vështrim kërcënues u drejtua për tek Pangalos.

Sapo u gjend përballë tij i tha: Më falni, ju jeni zv/kryeministri, z.Pangalos?

Theodoros Pangalos u përgjigj me një fjalë “po.”

“Zoti Pangalos, po ju kujtoj se ju keni thënë se bashkë i kemi shpenzuar paratë”, i tha 35-vjeçari ndërsa Pangalos i përgjigjet: “Mos rikthehemi tek të njëjtat”.

“Jo zoti Pangalos, keni të drejtë ju, bashkë i shpenzuam, më lejoni ju lutem të marr pjatën tuaj që ti hamë sërish bashkë”, i tha 35-vjeçari duke i marrë pjatën nga tavolina dhe shkoi në vendin e tij.

Zv/kryeministri u ngrit nga tavolina e tij i pangopur dhe u largua mjaft i mërzitur.

Alb Now

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›