E Shtunë, 31 Tetor 2026

I mungon e bija

Pink po shikon nëse mund të marrë të bijën e saj Willow në koncertet e saj.Këngëtarja ka vajzën dy vjeçare me bashkëshortin Carey Hart.

Ajo aktualisht është e zënë me turneun e saj “The Truth About Love”. Duke qenë në Australi ajo e ka të vështirë qëndrimin larg bijës së saj të vogël.

Në këtë mënyrë ajo ka pyetur ndjekësit e saj në Twitter nëse do të ishte në rregull që e bija e saj ta shoqëronte në koncerte në mënyrë që të dyja të mos ndjejnë mungesën e njëra-tjetrës.

Pink gjatë qëndrimit në Australi do të performojë në Adelaide, Melburn, Brisbane dhe Sydney./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›