E Shtunë, 31 Tetor 2026

Johnny Depp: "Paradis është mama e mirë dhe grua e zonja"

Dashuria mbaron, por vlerësimi dhe respekti, jo. Kështu e mendon Johnny Depp, që së fundmi ka folur për të përditshmen Daily Mirror se ka një raport të mire me ish-partneren, Vanessa Paradis.

Ata, pas 14 vitesh martesë, janë ndarë në qershor të 2012-ës, por Depp vazhdon të mendojë se ajo është një mama perfekte për fëmijët e tyre, Lily Rose 14 vjeç dhe Jack 11.

Sipas tij është një grua e madhe! Aktori tha se nuk është e çuditshme që në të ardhmen ata të punojnë bashke.

"Kemi raporte fantastike, nuk ka gjë të habitshme. Nëse dashurinë, duhet të përpiqesh të vazhdosh më tej. Nuk mund të braktisesh anijen",- tha Depp./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›