E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacion antidroge ne Itali pranga 8 shqiptareve

Një grup prej 60 rojesh financiare kanë kryer një operacion të zgjeruar antidrogë në zonën e Firences e në disa qyteza përreth.

Janë arrestuar tete shtetas shqiptarë të cilët konsiderohen anëtarë të një organizate të rrezikshme kriminale. Operacioni është kryer me shpejtësi sepse mendohej që një pjesë e anëtareve te bandës mund të largoheshin drejt Shqipërisë. Hetimet kanë nisur në nëntor të vitit të kaluar dhe që atëherë janë sekuestruar 220 kilograme marijuhane dhe 2 kilograme kokainë. Lëndët narkotike mendohet se silleshin nga Shqipëria dhe nga Hollanda. Është llogaritur se në treg vlera e tyre arrin deri në dy milionë e gjysmë euro. Përveç drogës janë kapur edhe armë e municione të shumta, gjë që rëndon pozicionin e personave të arrestuar. Përveç se për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike ata do të përballën edhe me akuzën e mbajtjes pa leje të armëve, të cilat kanë rezultuar të vjedhura. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›