E Martë, 3 Nëntor 2026

I ndërroi jetë gjyshja, SPAK i jep leje Fredi Belerit të marrë pjesë në ceremoninë mortore

Lirohet për pak orë Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dhënë leje Fredi Belerit që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të gjyshes së tij e cila ka ndërruar jetë.

Më herët, Fredi Beleri i kishtë kërkuar leje Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të takuar gjyshen e tij, por nuk u lejua.

Pas ceremonisë mortore, Beleri do të kthehet sërish në paraburgimin e Fierit.

Me precedentin e Erion Veliajt që u betua në taracë, edhe Fredi Beleri mund të betohet te varrezat ku do të prehet gjysha e tij.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. 

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.  Kjo çështje është bërë temë kryesore edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›