E Martë, 3 Nëntor 2026

Krujë, Rama: Gati 3 pallate të reja për familjet që humbën strehën nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dielën pamje nga vijimi i procesit të Rindërtimit për shtëpitë që u dëmtuan nga tërmeti. Më Krujë, sipas tij, janë ndërtuar edhe tre pallate të reja, të cilat janë gati të presin banorët e rinjë.

“Edhe 3 pallate të reja gati në qytetin e Krujës, ku do të akomodohen familjarët që humbën strehën nga tërmeti”, shkruan Rama, teksa publikon fotot nga pallatet e rindërtuara.

Procesi Rindërtimit u ndërmor nga qeveria “Rama”, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, me qëllim për tu siguruar banesë familjeve të cilat mbetën pa strehë në zonat e prekura nga tërmeti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›