E Diel, 1 Nëntor 2026

I nderuar Kryetar i Kuvendit, Te nderuar kolege Deputete Sot po kurorezojme se bashku procesin e vendimmarrjes se perbashket per dokumentin themelor te politikes financiare te shtetit, programin

I nderuar Kryetar i Kuvendit,

Te nderuar kolege Deputete

Sot po kurorezojme se bashku procesin e vendimmarrjes se perbashket per dokumentin themelor te politikes financiare te shtetit, programin e te ardhurave dhe shperndarjen e burimeve financiare ne funksion te nje zhvillimi te shpejte e te qendrueshem te vendit per vitin e ardhshem.

Projekti i te ardhurave dhe shpenzimeve per vitin 2003 eshte produkt i nje procesi cilesor, te nje niveli me te larte, per merite te te gjitheve, ne raport me vitin paraardhes, gje qe demonstron edhe permiresim cilesor te funksionimit te institucioneve dhe te qeverisjes. Ne vecanti me lejoni te theksoj se:

Buxheti I 2003-shit mbeshtetet ne dokumenta te qarta te politikave afatshkurtera dhe afatmesme te cilat kane percaktuar objektivat e zhvillimit ekonomik dhe social te vendit si dhe masat qe merr sektori public ne menyre prioritare per arritjen e tyre. Strategjia Kombetare per Zhvillimin Ekonomik dhe Social mbetet themeli i hartimit te Projektbuxheti te 2003-shit. Sektoret e arsimit, shendetesise, energjitikes, furnizimit me uje, infrastruktures rrugore dhe te qeverisjes vendore, kane perparesi ne perputhje te plote me politikat sektoriale dhe prioritetet e zhvillimit te percaktuara ne dokumentet strategjike te qeverisjes.

Buxheti i ri bazohet ne Programin Buxhetor Afatmesem i cili eshte bere tashme nje instrument i rendesishem dhe i dobishem i programimit financiar te zhvillimit te vendit. Buxheti bazohet gjithashtu ne strategjite sektoriale dhe programet e zbatimit te tyre si dhe ne analizat financiare qe i shoqerojne ato. Ne pergatitjen e projektbuxhetit jane angazhuar kapacitetet me te mira dhe me te medha te administrates publike, te ekspertizes shqiptare dhe asaj te huaj, prandaj dhe buxheti i ri eshte ne perputhje te plote me programet e bashkepunimit te Qeverise me Institucionet Financiare Nderkombetare.

Ashtu si edhe paketa fiskale ky proces i pergatitjes se projekt-buxhetit eshte karakterizuar nga nje rritje e ndjeshme e parametrave demokratike te hapjes, transparences se gjere e konsultimit te cdo niveli te ekzekutivit, nga poshte lart, me grupet e interesit nga shoqeria ne nivelin perkates, duke perfunduar me te njejta karakteristika edhe ne konsultimin parlamentar deri ne kete séance plenare.

Si konklizion paraprak, ky buxhet financon te gjitha prioritetet, te gjitha reformat per te cilat ky parlamanet ka votuar, per te cilat ne po mbeshtetemi ne qeverisje te vendit, te cilat sigurojne progresin dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian ne 31 janar te vitit te ardhshem. Prandaj ata qe nuk e votojne kete buxhet, nuk e besoj se nuk e kuptojne, qe do te votojne kunder reformave, kunder uljes se varfersie, kundra investimeve ne sherbimet publike, kundra vazhdimit luftes kunder trafiqeve, duke frenuar keshtu dhe procesin e integrimit.

Projektbuxheti i paraqitur nga Qeveria synon te luaje rolin e nje instrumenti kryesor financiar per te mundesuar arritjen e objektivave stabilizuese dhe njekohesisht te zhvillimit te vitit 2003, duke sjelle dhe njekohesisht dhe nje bazamet solid per periudhen afatmese. Ai siguron nje rritje ekonomike te qendrueshme me 6% te PBB, dhe inflacion te kontrolluar ne nivelet 2-4%. Projektbuxheti vazhdon te ule deficitin e pergjithshem buxhetor ne 6.6% te PBB nga 7.4% ne 2002, duke ulur keshtu edhe deficitin financuar nga burimet e brendshme nga 3.2% ne 2.9 te Produktit Kombetar.

Ne vecanti buxheti per vitin 2003 propozon dhe garanton:

E para: Nje rritje te dukshme te te ardhurave si rezultat i rritjes ekonomike, i masave te marra ne administrimin financiar dhe si efekt i paketes fiskale tashme te aprovuar nga Kuvendi. Nga ana tjeter kjo rritje e te ardhurave është programuar të nxisë rritjen ekonomike dhe zhvillimin e sektorit privat me tej.

E dyta: Te ardhurat buxhetore gjithsej parashikohen te arrijnë vlerën realiste prej 175. 5 miliarde leke ose 24.4 përqind e PBB, ku pjesa e te ardhurave tatimore dhe doganore arrijnë se bashku 123 miliarde leke ose 17.1% e PBB duke u larguar perfundimisht nga shifrat propagandistike.

E treta: Rritja e të ardhurave shenon shifren me te lartë ne vlerë absolute duke arritur maksimumin per të gjitha vitet e mepareshme, prej 22.4 miliarde leke kundrejt te pritshmit 2002. Kjo rritje mbeshtetet jo vetëm në rritjen e zhvillimit ekonomik te vendit, por edhe ne politikat e reja fiskale qe permblidhen ne paketen e ligjeve te reja, ne reforma strukturore ne administratat tatimore e doganore qe kane nisur te japin efekte ne permiresimin e administrimit dhe ndertimin e nje administrate moderne fiskale.

Me ne fund: Buxheti propozon nga nje ane, nje rritje te shpenzimeve publike dhe nga ana tjeter nje ulje te peshes se deficitit buxhetor duke kontribuar ne kete menyre si ne mbajtjen dhe forcimin e stabilitetit makroekonomik ashtu edhe alokimin e me shume burimeve per zgjerimin dhe permiresimin e sherbimeve baze publike

Rritja realiste e shpenzimeve buxhetore perqendrohet ne alokimin drejt atyre prioritare dhe ne rritjen e efektivitetit te perdorimit te financave publike. Shpenzimet gjithsej te buxhetit per 2003 parashikohet te arrijnë 31 përqind të PBB, ne shifrër absolute prej 223 miliard lekë baraz me nje shtese prej 21.1 miliarde leke ndaj 2002.

Ne kete menyre optimizohen raportet midis shpenzimeve per paga, shpenzimeve operative, shpenzimeve për sigurimet shoqërore dhe atyre për investime publike, duke siguruar, nga nje ane rritje te alokimeve ne secilin ze dhe nga ana tjeter axhustimet e pershtatshme te ketyre raporteve te nevojshme, po te merren ne konsideratë tendencat e trashëguara dhe prirjet e objektivat afatmesme të zhvillimit.

Alokimi i shpenzimeve ne keto zera determinate per zhvillimin ekonomik kane njohur nje prioritizim te nje shkalle me te larte mbështetur në objektiva e programit dhe te reformave qeverisese, me masa te tilla si 1) rritja e fondit të pagave prej 10% te bashkeshoqerohet me rritjen e performances se punonjesve buxhetore dhe te motivimit te tyre, 2) shpenzimet operative optimizohen për administratën e lartë publike dhe drejtohen atje ku jane te nevojshme dhe efektive per te perballuar nevojen ne rritje per sherbime publike dhe nje rritje cilesore te tyre si ne arsim, shendetesi, etj dhe vecanerisht ne sherbim te mirembajtjes se aseteve publike progresivisht në rritje,psh, infrastruktura, dhe 3) ne rritjen e investimeve kapitale te drejtuara ne projekte kombetare, rajonale, ose vendore ne sektore te tille, pra qe te japin efekte maksimale per nje rritje te qendrueshme ekonomike dhe per nje zhvilim te harmonizuar ekonomik dhe shoqeror te vendit.

Ne rolin e Kryeministrit, kam kerkuar dhe udhezuar ministrite e linjes te perdorin kritere te qarta te vleresimit, te shkalles prioritare dhe te efekteve te priteshme nga investimet kapitale dhe vetem bazuar ne keto kritere eshte bere klasifikimi dhe kualifikimi i projekteve brenda kuadrit financiar të buxhetit të vitit 2003. Gjithashtu kam udhezuar perdorimin e kritereve te qarta dhe te drejta per shperndarjen territoriale te investimeve kapitale duke shmangur ne maksimumin e mundshem alokimet ad-hoc qe i lene vend trafikut te influencave dhe sensibiliteteve te zonale elektorale. Per rrjedhoje mund te themi se projektbuxheti propozon nje shperndarje nga nje ane te optimizuar te investimeve kapitale te cilat i pergjigjen prioriteteve objektive te zhvillimit te vendit dhe nga ana tjeter ato shperndahen ne menyre te drejte, objektive dhe transparente mes qarqeve, bashkive dhe komunave. Keshtu mund t'ju them se shperndarja e investimeve si financimi prioritar, kryesor me burime të brendshme sipas qarqeve eshte:

Per Zonen Veriore (Shkoder, Kukes, Lezhe dhe Diber): 3.474 milarde leke,
Per Zonen e Shqiperise se mesme (Tirane, Durres, Elbasan) 2.933 miliarde leke,
Per Zonen e Jugut (Vlore Gjirokaster, Fier, Korce, Berat) 3.322 miliarde leke,

Une personalisht dhe Qeveria i ka vene gjoksin te gjithat presioneve qe u sherbejne fragmentimit te parave te taksapaguese duke i cuar ato ne gropa te zeza qe cdo vit kerkojne te mbushen, por nuk mbushen asnjehere. Po keshtu, sensibiliteteve qe pse nuk ka para per komunen X apo Y, i jemi pergjigjur hapur e me vendosmeri se asnje lek nuk ka per t'u dhene qyl apo per tendera te parablere. Ne kemi financuar ne kete buxhet ato qarqe bashki apo komuna qe kane projekte te konsoliduara zhvillimi dhe ju garantoj se nuk do te lodhemi duke pritur qe edhe ato qarqe, rajone, bashki apo komuna qe thone se s'kemi financime, te sjellin projekte prej te cilave perfiton zhvillimi, progresi, dhe mireqenia e qytetareve dhe taksapaguesve shqiptare.

Shpenzimet per subvencionet jane teresisht te peshuara dhe te bazuara ne politika te qarta te reformimit te sektoreve perkates ne buxhetin e ri. Per rrjedhoje qeveria eshte me besimin se si rezultat i ketyre politikave subvencionet nuk do te kene me ndonje rol asistencialist per sektorin perkates, por nje rol mbeshtetjeje te refomave aftamesme tashme te nisura, pra dhe qe ne vitet e tjera buxhetore do te pasqyrohen ne ulje te metejshme te mases se subvencioneve, gjithashtu. Dua te theksoj se ky buxhet eshte ai qe e financon Energjine me mire se cdo buxhet i meparshem, dhe per here te pare permban edhe mbeshtetjen e daljes nga kriza energjitike me shume se cdo here tjeter.

Duke ruajtur natyren sociale te buxhetit te shtetit, projektbuxheti me alokimet e veta propozon mbeshtetjen e politikave perkatese per ta shderruar thelbesisht natyren sociale te buxhetit nga ajo asistencialiste ne ate mbeshtetese dhe nxitese te integrimit social dhe te reduktimit te marginalizimit social. Ky buxhet i nxjerr njerezit nga perfitimi parazitar I asistences sociale ne pune dhe nxit dhe ofron mundesi te reja punesimi. Ky buxhet kalon gjithnje e me teper nga centralizimi ne decentralizim te manaxhimit te financave publike, kalon nga tatimi arbitrar nga zyra ne pjesemarrjen ne kontrollin fiskal te qeverisjes vendore me struktura gjithnje e me prane taksapaguesve.

E them kete se ketu ne salle ka 11 grupe parlamentare qe perfaqesojne spektrin politik me te gjitha paradokset ku te djathtat kerkone te hiqen taksat dhe te majtat kerkojne te kunderten. Nderkohe qe ky buxhet eshte kaq perfaqesuse sa i ka te gjithe brenda, por jo seciln vec e vec.

Ne vazhdim te paketes fiskale te decentralizimit, projekt-buxheti ka propozuar perseri perdorimin e formules me kritere objektive dhe transparente te shperndarjes se transfertes se pakushtezuar per bashkite, komunat dhe qarqet. Ne 2003 formula e shperndarjes reflekton edhe permbysjet e thella qe do te ndodhin ne sistemin e financave vendore pra duke konsideruar me qarte dhe me mire si prirjet e natyrshme ekonomike dhe demografike edhe nevojen per nje ekualizimim me te plote dhe me te drejte, pra duke treguar kujdesin e duhur qe njesite e qeverisjes vendore te kene objektivisht me shume shanse dhe burime per vetefinancim. Paketa fiskale dhe buxhetore per qeverisjen vendore eshte hapi i dyte i madh ne kete fushe dhe njekohesisht do te sherbeje per rritjen e efektivitetit, pergjegjshmerise se qeverisjes vendore dhe po ashtu do te jete nje baze solide per nje decentralizim te metejshem te disa sektoreve kryesore te sherbimeve publike.

Keshtu, transformi i disa tatimeve e taksave nga kombetare ne vendore, permiresim i bazes dhe nivelit orientues te taksave vendore, krijimi i nje hapesire te gjere per vendimmarrje autonome te bashkive dhe komunave per nivelin e taksave dhe bazen e tyre, rritjen ne teresi e rolit dhe pergjegjesive te bashkive dhe komunave ne administrimin e burimeve te tyre fiskale dhe jo fiskale te te ardhurave ne bashkepunim me administraten qendrore paraqet nje rritje ne ardhurat nga burime vendore ne vitin 2003 qe arrin ne 56% te totalit te shpenzimeve vendore nga 24% qe ato zene akoma per vitin 2002.

Natyrisht roli I Kuvendit ne te gjithe kete proces eshte i pazevendesueshem.
Ashtu si dhe per paketen fiskale, une kam nxitur dhe mirepritur procesin konstruktiv te konsultimeve per permiresimin e projekt-buxhetit ne komisione dhe ne Kuvendin e Shqiperise dhe konstatoj me kenaqesi se propozimet e formuluara dhe te shqyrtuara perbejne nje kontribut perfundimtar shume pozitiv ne permiresimin e aneve te vecanta te rendesishme te buxhetit 2003. Ne vecanti propozimet per permiresime dhe optimizime te alokimit te investimeve nga Komisionet e Kuvendit, ne konsultim me ministrat dhe stafet e tyre i konsideroj si kontribute te rendesishme te procesit te analizes, diskutimit dhe negocimit ne Kuvend, proces ky qe po arrin nivele gjithnje e me te larta qofte te analizes teknike qofte te transparences dhe perfshirjes demokratike.

Nuk mund te le ketu pa permendur se ky kontribut, pavaresisht qendrimeve te disiplinuara politike, te grupeve parlamentare te opozites, ka qene transpolitik dhe eshte udhehequr nga interesi publik per zhvillim dhe per kete shpreh hapur dhe me bindje falenderimin tim dhe te maxhorances.

Nga ky proces diskutimesh dhe permiresimesh te ardhurat jane rritur me rreth 300 milione leke nderkohe qe shpenzimet publike ndryshojnë me 1. 280 miliarde leke cila vjen kryesisht nga :

480 milion me shume si rritje e financimit te jashtem;
300 milione leke me shume nga ulja prej 10% e shpenzimeve operative te administrates publike, (telefona, karburante etj),
300 milione leke me shume te tjera nga rritja e te ardhurave,
dhe rreth 200 milione leke me shume nga permiresimi i skemave te manaxhimit te ndihmes ekonomike.

Në këtë mënyrë me këto përmirësime krijohet nje hapesire e mjaftueshme që buxheti të rrisë investimet prioritare te zhvillimit me me shume se 1 miliarde leke. Pjesa tjeter, do te shkoje per institucione joqeveritare, sidomos per gjyqesorin, legjislativin, dhe per partite politike.

Si perfundim do te deshiroja te theksoja keto momente kryesore:

Se pari, te gjithe ne se bashku dhe gjithnje e me mire sebashku, ne maxhorance dhe opozite, shteti, biznesi apo shoqeria civile, qeverisja qendrore apo komunitetet veteqeverisese, po rrisin cilesine e dialogut, te debatit, te oponences, te opozites te vendimmarrjes perfshirese, te qarta dhe te qendrueshme per fatet e zhvillimit te vendit.

Se dyti me lejoni qe t'ju shpreh angazhimin tim se ky buxhet i cili shenon nje nivel cilesor me te larte eshte tregues i rritjes se kapaciteteve tona programuese dhe nga ana tjeter Qeveria do te vazhdoje te zbatoje masat dhe politikat qe synojne te rrisin ne te njetin nivel kapacitetet zbatuese dhe mireperdoruese te financave publike. Per kete qellim gjate vitit buxhetor 2003 Qeveria dhe une personalisht do te ndjekim nga afer dinamiken e rritjes se performances se administrates ne kryerjen e reformave ne menyre qe rritja e mundesive financiare te sektoreve, qe ju si ligjvenes po i jepni ekzekutivit, te justifikojen dhe te japin efektin qe e presim te gjithe.

Se treti, me lejoni qe te shpreh angazhimit tim gjithashtu edhe se, Qeveria do te jete teresisht transparente dhe e hapur per t'u konsultuar per zbatimin e buxhetit me te gjithe aktoret me qellim garantimin e transparences dhe drejtesise maksimale ne alokimin e fondeve, qe do te kryhet nga cdo ministri dhe institucion tjeter gjate vitit buxhetor.

Se katerti, Ky buxhet nuk mund te pranoje te perfshije fatura te pabera, fatura te pargumentuara apo fatura bruto por jo neto, sic u arsyetua edhe ne konsensusin e arritur dje mes partive politike.

Shteti shqiptar ne keto 12 vjet, ne vend qe ta kalonte me ndjese dinjiteti mungesen e shperblimit apo te kompensimit te punes se papaguar ne 50 vjet te shqiptareve, sic kane bere shtetet e tjera, gjate ketyre 12 vjeteve me kompensime e kthime pronash ka kompensuar shumica duke i favorizuar ne privatizime, letra me vlere apo ka ndjekur politika sociale te privilegjuara drejtuara ndaj institucioneve specifike si ai i ish te Perndjekurve, te pambrojturve, te prekurve nga fatkeqesite natyrore etj.

Keshtu, duke vendosur ligjshmerine ndaj abuzimeve, ndaj pronesise dhe shperblimeve te pajustifikuara deri me sot ne keto 12 vjet, ne do te gjenerojme burime fizike ose financiare per zgjidhjen me drejtesi te te gjitha nevojave ne nje proces te shtrire ne kohe duke mos kercenuar shumicen dhe duke mos cenuar te drejtat e ligjshme te njohura nga juridiksioni universal dhe Kushtetuta e Republikes se Shqiperise duke korrigjuar deformimet per shkak te diskriminimit dhe duke balancuar hyrje-daljet ne financat publike pa renduar taksa paguesit e Republikes se Shqiperise.

Se fundi, me lejoni te ftoj te gjithe deputetet qe te perdorin mekanizmat e Kuvendit per te sugjeruar por edhe per te kontrolluar ekzekutivin ne zbatimin e ketij buxheti. Njekohesisht te vazhdoj te ftoj shoqerine civile, komunitetin e biznesit , komunitetet vendore dhe publikun ne pergjithesi, te rrisin rolin e tyre vezhgues, konsultues dhe vecanerisht monitorues mbi institucionet shteterore si ato qendrore ashtu edhe ato vendore.

Duke vleresuar dhe besuar ne keto cilesi dhe arritje si dhe ne vullnetin tone te perbashket per te perballuar me sukses sfidat e zhvillimit te qendrueshem dhe te integrimit te vendit ne BE ju ftoj te votojme se bashku buxhetin e shtetit per vitin 2003.

Faleminderit !

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›