Te nderuar kolege deputete, Shoqe dhe shoke te Grupit Parlamentar Socialist, Nuk mund te mos e filloj me vleresimin dhe mirenjohjen per kontributet cilesore qe realisht keni dhene per shqyrtimin
Te nderuar kolege deputete,
Shoqe dhe shoke te Grupit Parlamentar Socialist,
Nuk mund te mos e filloj me vleresimin dhe mirenjohjen per kontributet cilesore qe realisht keni dhene per shqyrtimin, permirsimin dhe miratimin e paketes fiskale gje qe realisht e rimarr dhe per diskutimin e projektbuxhetit 2003 dhe, sic rezulton mbledhja, pothuajse konkluzive, ka dhe dicka per Komisionin e Ekonomise, na sjell ne permiresim treguesish te prioriteteve te zhvillimit sektorial si dhe ne nje harmonizim me te mire te shpenzimit dhe investimit publik per zhvillimin rajonal ne fuknsion te reformave te decentralizimit, gjithshtu.
Pra, me te njejten pergjegjsi qe u punua per paketen fiskale, po mbyllet procesi i punes sone te perbashket per permirsimin e projektbuxhetit 2003, gje qe flet per seriozitetin tone per perbushjen e detyrimeve qeverisese perballe qytetareve dhe zgjedhesve. Por dua te them se ashtusi paketa fiskale, projekti i buxhetit te 2003, eshte nje hap i ri substancial per stabilitetin makroekonomik te vendosur edhe qe konsolidohet si dhe nje tentative shume serioze per te konsoliduar stabilitetin fiskal dhe ndertimin e nje sistemi modern te financave publike. Ky angazhim progresiv shfaqet gjithashtu edhe si vazhdimesi e zbatimit te poltikave dhe prioriteteve te ndjekura nga maxhoranca jone qeverisese qe, edhe per vitin e ardhshem, garantojne nje rritje ekonomike te qendrueshme me 6 % te produktit te brendshem bruto, inflacion te kontrolluar ne nivelet 2-4%, mbajtjen nen kontroll ne vazhdim te prirjes per ulje te deficetitit te pergjithshem buxhetor ne 6.6% te produkri i brendshem bruto, nga 7.4% qe ishte i pritshem 2002, duke ulur keshtu dhe deficitin e financuar nga burime e brendeshme nga 3.2 ne 2.9 % te GDP.
Sapo mbylla nje takim zyrtar me Guvernatorin e Bankes se Shqiperise dhe rezulton se inflacioni per sivjet nuk do te kaperceje shifren 4%, pra dhjetor 2001-dhjetor 2002, qe kriza e likuiditetit te krjuar ne muajt mars–prill nga efekti spekullativo - psikologjik i njohur eshte rikuperuar dhe Banka e Shqiperise eshte ne gjendje te mbeshtese sistemin bankar dhe buxhetin ne funksion te likuiditetit, te detyrimeve ne process, qe per keto arsye stabiliteti i monedhes eshte i garantuar dhe, me ndonje luhatje fare te vogel, do te dominohet dhe nuk do te ndodhe ndonje efekt ne rritjen e cmimeve edhe per sezonin e konsumit per festat e fundvitit dhe, qe me ne fund, deficiti i bilancit, deficiti i buxhetit, ne saje te nje bashkepunimi te frytshem me Ministrine e Financave dhe strukturat e Thesarit do te mbahet nen kontroll ne nivelet e parashikuara.
Ne do te vazhdojme ne kete funksion, une me autoritetin e Kryeministrit, gjithashtu bashkepunimin aktiv ne treg midis administrates tatimore, administrates doganore dhe Bankes se Shqiperise, qe te mundemi te kthejme trendin disavjecar te rritjes spekullative te cmimeve per konsumet e fundvitit, duke goditur abuzivizmin per shkak te konsumeve realisht me te rritura per festa si dhe duke krijuar shembuj te qendrueshem ashtu si ne perendim te uljes se cmimeve per konsume festive.
Per te ardhur te treguesit makro dhe te permisuar te projektbuxhetit 2003, te ardhurat buxhetore parashikohen te arrijne vleren realisht prej 24,4 te GDP, brenda te cilit te ardhurat tatimore dhe doganore arrijne 17,1 %. Pra rritja e te ardhurave shenon shifren me te larte ne vlere absolute dhe nivelin absolut me te madh ne vlere gjate gjithe viteve me 22, 4 miliarde leke. Kjo rritje mbeshtetet jo vetem ne rritjen ekonomike, por dhe nga nje politike fiskale qe perbmlidhet ne paketen me ligje te reja dhe reforma strukturore per administrat tatimore dhe doganore, efektetet e te cilave ne permirsimin e administrimit dhe ndertimin e nje administrate moderne te fiskut jane te garantuara tanime. Nderkohe, kjo prirje e te ardhurave shoqerohet me rritjen realiste te shpenzimeve buxhetore qe po guxohet me teper me alokimin dhe rialokimin drejt prioriteteve si dhe ne rritjen e efektivitetit te menaxhimeve dhe te perdorimit te tyre. Shpenzimet gjithsej te buxhetit per 2003 parashikojne te arijne ne 31% te GDPdhe ne shifer absolute rreth 221 milione leke me nje shtese prej 21,1 milion lekesh ne raport me vitin e kaluar. Natyrisht themeli i hartimit te ketij projek buxheti ka qene dhe mbetet strategjia kombetare per zhvillimin ekonomik dhe social te vendit.
Sektoret e arsimit, te shendetesise, te energjetikes, te furnizimit me uje, te infrastruktures rrugore, te mbeshtetjes ne kete faze te re te decentralizimit te autoritetit te pushtetit vendor ruajne perparesine ne perputhje te plote me politikat sektoriale dhe prioritetet e zhvillimit qe percaktojne kete dokument strategjik te zhvillimit afatmesem te qeverise sone.
Pra, sic shihet, projektbuxheti reflekton ne teresi angazhimet e programit qeveritar dhe eshte ne perputhje te plote me angazhimet e marra ndaj parnereve tane per te garantuar dhe mbeshtetur kete zhvillim si BB dhe FMN. Nderkaq angazhimi dhe prirja per te korrigjuar, problemet e akumuluara dhe te verejtuar gjate vitit 2002 ,sidomos ne programimin e te ardhurave dhe shpenzimeve eshte i strukturuar qarte.
Pra nuk mund te mos ndaj me ju vleresimin pozitiv qe ky projektbuxhet, pasi ju nenshtrur diskutimit neper komisione, vecanerisht ne Komisionin e Ekonomise, ka njohur permiresime te ndjeshme ne saje te rolit konstruktiv, moderues te te gjithe diskutimeve, te gjithe kontributeve si per Paketen edhe per buxhetin.
Nuk mund te harrojme qe, kete vit, ne procesin e diskutimeve per projektbuxhetin per here te pare ka merre pjese, ne nje menyre me pak te politizuar edhe opozita me sugjerime, mendime dhe rekomandime te vleresueshme. Kete e them mbi bazen e ndjekjes se proceseve te diskutimeve nga afer duke verejtur qe tashme kemi mberritur ne fazen perfundimtare, ne te cilen do te vecoja disa konkluzione:
E para: per te sheruar perfundimisht semundjen e objektivave te fryra, se bashku me FMN, kemi zbatuar kufirin limit prej 17,1% GDP per te ardhurat fiskale. Kjo eshte bere ne funksion te permiresimit, te manaxhimit dhe te profesionalizmit si dhe per te na siguruar perfundimisht qendrueshmerine e rritjen e te ardhuarve te 2003-shit dhe me tej. Ne kete funsion Ministria e Financave ka mundesuar edhe nje rritje prej 190 milion lekesh te nivelit te te ardhurave
E dyta: rreth 100 milion te tjera, si rritje e te ardhurave, vijne nga te ardhurat jotatimore apo dytesore. Pra kemi nje rritje te te ardhurave prej 300 milion lekesh si sinteze e diskutimit, e ballafaqimit dhe e permiresimit te projektit ne komisione dhe ne Komisionin e Ekonomise.
Kam ndjekur, gjithashtu, me shume vemendje, diskutimet dhe propozimet permiresuese per nje shperndarje te investimeve pa i hapur rruge, te gjithe se bashku, copezimit joefektiv te tyre, por natyrisht per te siguruar nje shperndarje territoriale me te drejte ne funksion te objektivave prioritare te zhvillimit sektorial dhe territorial per vitin 2003.
Lidhur me shpenzimet publike, rritja e evidentuar prej 1 miliarde e 480 milione lekesh te realizohet kryesisht nga; 480 milione si rritje financimit te jashtem, 300 milione nga ulja prej 10 % e shpenzimeve operative te administrates publike, pra, telefona karburante, etj. Dhe kjo rritje vjen mbi uljen e projektit te pare prej 25 %, rreth 300 milione leke vjen nga rritja e te ardhurave dhe 300 milione leke te tjera nga permiresimi i skemave per menaxhimin e skemes se ndihmes ekonomike. Ne kete menyre, me keto permiresime, krijohet hapesira e nevojshme qe buxheti te rrise investimet prioritare te zhvillimit ne me shume se 1 miliarde leke, pjesa tjeter, natyrshem, do te vazhdoje te shkoje per institucione joqeveritare, kryesisht gjyqesorit dhe legjislativit.
Pra, ne sinteze dhe ne konkluzion, mbeshtes propozimet e bera nga ju gjate diskutimeve qe investimet e parashikuara te miratohen ne projekligj me kuota jo vetem sipas dikastereve, sic eshte bere deri me sot, por edhe ne nivel qarku, gje qe siguron harmonizimin me te mire te programeve sektoriale me ato rajonale dhe te financimit publik.
Ne funksion te permeresimit te metejshem te projetbuxhetit dhe te aritjes se nje niveli me te larte te bashkepunimi midis Ministrave dhe deputeteve, gje qe une kam kerkuar nga fillimi i procesit te hartimit te buxhetit, si element shume i rendesishem per te arritur kete harmonizim, me porosine time direkte mbreme dhe deri ne keto caste, jane zhvilluar disa konsultime nga Ministri i Financave me anetaret e tjere te kabinetit dhe tashme ekzistojne hapesira per te ekuilibruar me mire programet e zhvillimit rajonal.
Prandaj do te kerkoja sot prej jush qe kete buxhet solid qe kemi perpara te vazhdojme ta permiresojme ne dore te fundit ne optiken e sigurimit te zhvillimit te ballancuar midis qarqeve dhe me nje shperndarje krahasimore te investimit gjate 2002-shit ne raport me 2003–shin, qe mban me mire parasysh prioritetet tona dhe korrigjon te gjitha ndjeshmerite e shfaqura. Ne kete funksion Komisioni Ekonomik do te vazhdoje punen edhe sot pasdite duke u konsultuar te gjithe ministrant, ne prani dhe te ministrit te Financave. Pra, krahas gjithe ketyre permiresimeve te fundit kerkoj nga ju, si kryetar i Partise dhe i Qeverise, gjithe angazhimin politik maksimal per mbrojtjen dhe konsolidimin e ketij projketbuxheti qe krahas prioriteteve kombetare siguron dhe ekuilibret e mundeshme te zhvillimit rajonal ne vitin e mundshem te hapjes se negociatave me Bashkimin Europian dhe kjo na garanton nje sukses te perbashket perballe sfidave te vitit te ardhshem.
Pune te mbare!