E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i ka derguar sot nje mesazh urimi drejtuesve dhe gazetareve te Shijak TV me rastin e 7 vjetorit te fillimit te veprimtarise televizive te ketij stacioni. Ne kete mesazh thuhet:

Kryeministri Fatos Nano i ka derguar sot nje mesazh urimi drejtuesve dhe gazetareve te Shijak TV me rastin e 7 vjetorit te fillimit te veprimtarise televizive te ketij stacioni. Ne kete mesazh thuhet:
"Në pamundësi për të marrë pjesë fizikisht në përvjetorin tuaj më lejoni që t'ju përcjell urimet e mia me rastin e shtatë vjetorit të fillimit të transmetimeve të televizionit tuaj, t'ju uroj me këtë rast punë të mbarë dhe suksese në misionin tuaj të informimit publik.
Fillimi i transmetimeve të "Shijak TV" shtatë vjet më parë, kur vetëm media e shkruar kishte një eksperiencë të sajën si private dhe e pavarur, shënoi edhe fillimin e një ere të re në fushën e mediave elektronike në Shqipëri: atë të televizioneve, duke i dhënë hapësirën e duhur këtij pushteti të katërt kaq jetik për funksionimin e demokracisë. Me çeljen edhe të mediave të tjera elektronike tashmë kemi një realitet komplet të ri në Shqipëri, së paku në nivel të lirisë, të krahasueshëm me atë perëndimorin, të cilin e aspirojmë të gjithë. Ne gjithnjë e me shumë presim që ky pushtet të forcojë profesionalizmin e tij dhe aftësinë për t'u shndërruar në një monitories të fuqishëm të veprimtarisë publike të qeverisë dhe përcjellës të opinionit të gjerë e të kualifikuar shqiptar.
Unë personalisht si dhe qeveria që drejtoj jemi të angazhuar që asnjëherë të mos e përdorim pushtetin që na kanë deleguar zgjedhësit për të cënuar lirinë tuaj, sikundër nga ana tjetër vëmë re me kënaqësi rritjen e pjekurisë profesionale të gazetarisë, veçanërisht asaj elektronike.
Sigurisht sot konkurenca dhe cilësia janë bërë ku e ku më të fuqishme se sa shtatë vjet të shkuara, kur ju filluat transmetimet tuaja të para dhe kjo është produkt i lirisë ndaj të cilës ne jemi angazhuar që ta respektojmë me fanatizëm".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›