I ndjek të dashurit kudo që janë

Këngëtarja u muzikës katri, Taylor Swift, po përgatitet për tu shpërngulur në Londër, ndërkaq, thuhet se ajo është në përgatitje për ta blerë një shtëpi afër të dashurit, Harry Style në, Primrose Hill.
“Arsyeja pse ata patën probleme herën e kaluar është sepse ata nuk kishin kohë të kalonin së bashku. Taylor gjithësesi se do të blejë shtëpi në Londër madje, ajo e ka lutur edhe Harryn që ti ndihmojë për shkak që ai i njeh vendet”, ka thënë një burim.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja blen shtëpi afër të dashurit pasi që, ajo ka pasur tri shtëpi në afërsi të të dashurve të mëparshëm. Taylor këto ditë ka filluar lidhjen me Harry-n e grupit, “One Direction” dhe ndonëse ajo ende nuk e ka pranuar këtë lidhje zyrtarisht, tashmë është mëse evidente se ata janë së bashku./Indeksonline/