E Diel, 1 Nëntor 2026

Rita, trajtim të veçantë shqiptareve në Paris

Rita Ora po vazhdon me promovimin e albumit të saj nëpër vende të ndryshme në botë. Pak ditë më parë ajo ka promovuar këngët e saja në Francë dhe duket se atje ka pas një mbrëmje të veçantë.

Gjatë koncertit në Paris, Rita ka vërejtë në publik dy vajza njëra prej tyre e veshur me një bluzë me shqiponjë me mbishkrimin “Albania” dhe i është ofruar për ta pëshëndetur publikisht dhe duke i falenderuar për prezencën e tyre.

Teksa mbante dy shkopinj të baterive, njëren nga ato ajo ia dhuron Kaltrinës, duke e nxjerr atë nga turma. Më pastaj, pas koncertit, ajo i ka ftuar motrat në "Skyrock Radio" ku ajo ishte e thirrur për një intervistë dhe shpeshherë ka folur me to edhe në shqip gjatë emisionit.

Rita ka vazhduar turin e saj evropian në Berlin, ndërsa tashmë është perfolur mjaft se Rita Ora do të ndaj gëzimin e 100 Vjetorit me shqiptarët në Tiranë, ku do jetë prezente në koncertin e madh të datës 28 nëntor./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›