Grushta e shqelma mes rivalësh

Aktorja, Halle Berry duhet të jetë ndier në siklet të madh pasi që, të enjten, ish i fejuari i saj, Gabriel Aubry dhe i dashuri aktual, Oliver Martinez janë përfshirë në një sherr brutal mes vete.
E tëra ka filluar kur Gabriel e kishte sjellur vajzën e tyre, Nadien në shtëpine e Halle për ditën e falenderimeve ku më pas Oliver i është drejtuar me, “ne po shpërngulmi”.
Kjo e ka hidhëruar tej mase modelin francez, Gabriel i cili e ka grushtuar atë e më pas e tëra ka eskaluar në dhunë brutale.
Halle dhe Gabril janë ndarë në vitin 2010 ku më pas ata janë larguar shumë nga njëri tjetri e sidomos pas kërkesës së Halle që të shpërngulet në Francë gjë e cila i është refuzuar nga gjykata./Indeksonline/