E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuba e gatshme për biseda me SHBA-në

Kuba ka shprehur vullnetin që të zhvillojë biseda me SHBA-në në çfarëdo niveli, ka theksuar ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez, deklarata këto pajtuese, të drejtuara në adresë të administratës së Barack Obamës.

Rodriguez theksoi se Havana zyrtare është duke e pritur përgjigjën e Washingtonit, për ofertën e Kubës për diskutime më të gjëra.

Në janar të këtij viti, pas inaugurimit të tij për president, Obama pat theksuar se SHBA-ja është e gatshme që tia shtrijë dorën e miqësisë armiqve të vet tradicional.

Ky ndryshim i qasjes është vërejtur edhe nga ana e Kubës, theksoi Rodriguez. Ne jemi të gatshëm që të zhvillojmë dialog me qeverinë e SHBA-së në çfarëdo niveli, tha Rodrigues, duke theksuar se këto biseda do të zhvilloheshin duke u bazuar në respektin dhe sovranitetin e ndërsjellë.

Ai përsëriti se Kuba në korrik formalisht i ka ofruar SHBA-së zhvillimin e negociatave gjithëpërfshirëse, për të bashkëpunuar në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe trafikimit të drogës, si dhe kooperimin në luftën kundër katastrofave natyrore.

Jemi duke e pritur përgjigjën e SHBA-së, tha Rodrigues. Kjo deklaratë e tij ndryshon dukshëm nga fjalimi që mbajti Rodrigues gjatë fjalimit para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me çrast pat kritikuar ashpër SHBA-në për shkak të embargos tregtare ndaj vendit të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›