Regjistrimi i popullsise, ne prill nis prova e pare
Regjistrimi i popullsise, banesave dhe njesive ekonomike do te startoje ne prill te ketij viti me nje projekt pilot per te startuar me pas ne te gjithe vendin ne vitin 2011. Situaten ne lidhje me regjistrimin e popullsise e ka dhene dje per mediat, drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja ne nje takim qe ajo ka bere me organizatat jofitimprurese. Ajo njoftoi se, INSTAT gjate kesaj periudhe do te zhvilloje disa tryeza te rrumbullaketa me grupet e interesit mbi procesin e regjistrimit te popullsise dhe banesave ne vitin 2011. Deri me tani, Instituti i Statistikes ka zhvilluar nje sere diskutimesh dhe mbledhjesh me eksperte te vendit dhe te huaj mbi kete proces, pasi viti 2010 do te jete dhe viti i testimit te ketij regjistrimi. Ne muajin prill do te realizohet regjistrimi pilot i popullsise dhe banesave, i cili, sipas eksperteve te INSTAT do te sherbeje per te evidentuar te gjithe problematiken e mundshme me qellim qe viti 2011, qe eshte viti i regjistrimit te pergjithshem te popullsise dhe banesave te dale me standardet bashkekohore. Nderkohe tryezat me grupet e interesit do te sherbejne per te evidentuar kerkesat, sugjerimet dhe propozimet e tyre mbi kete regjistrim, pasi keto organizata jane perdorues te gjere te te dhenave social-demografike. Regjistrimi i pergjithshem i popullsise dhe banesave eshte nje proces madhor dhe nje angazhim i shume burimeve financiare, njerezore dhe logjistike per nje vend. Ky proces kryhet cdo 10 vjet dhe eshte nje kontribuues si per INSTAT, mbi hartimin e anketave dhe studimeve te tjera pervec regjistrimit, si dhe siguron nje baze te besueshme te dhenash ne kohe, ne nivel kombetar e lokal. Gjithashtu regjistrimi i pergjithshem i sherben dhe politikeberesve qendror dhe lokal te cilet mbi keto te dhena do te hartojne politika te reja ekonomike e sociale apo revizionojne ato te vjetra me qellim permiresimin e standardit te jeteses ne vend. Regjistrimi i njesive ekonomike duhet te rezultoje ne nje perditesim statistikor te biznesit sipas standardeve nderkombetare dhe rekomandimeve te EUROSTAT. Ai do te sherbeje per te prodhuar statistika ekonomike te besueshme, te sakta si dhe do te sherbeje si nje mjet per krijimin e njesive te regjistrimit vendor. Gjithashtu, regjistrimi i bujqesise do te lejojne qe Shqiperia dhe INSTAT, te kene nje dispozicion nje regjister te fermave, ne menyre qe te prodhojne statistika te besueshme bujqesore ne perputhje me kerkesat e BE-se dhe te kontribuoje ne permiresimin e sistemit te llogarive kombetare per bujqesine.
Kosto e regjistrimit, 15 milione euro
Projekti per regjistrimin e popullsise dhe banesave llogaritet rreth 15 milione euro, me donator kryesor Bashkimin Evropian, me 8 milione euro. Qeveria shqiptare ka planifikuar per kete projekt 5 milione euro, ndersa UNFPA do te kontribuoje me dy milione dollare, fond qe do te sherbeje kryesisht per digjitalizimin e INSTAT, nje pune qe ka filluar qe ne vitin 2008. Nga shpallja e pavaresise se Shqiperise, ne 28 nentor te vitit 1912 shenohen 13 regjistrime zyrtare te popullsise ku ai me i fundit, i realizuar ne baze te dokumentacionit, mban vitin 1989. Regjistrimi i fundit eshte ai i vitit 1989, i cili eshte bere ne baze te dokumentacionit. Regjistrimi i pare i plote me vetedeklarim eshte ai i vitit 2001. Regjistrimi i Popullsise i fundit eshte realizuar ne prill te vitit 2001. Qe atehere, kushtet politike, ekonomike dhe sociale ne vend kane ndryshuar. Kerkesa per te dhena te besueshme dhe te qendrueshme si dhe struktura dhe shperndarja hapesinore e popullsise, sidomos ne nivel rajonal, jane vazhdimisht ne rritje. Levizja e vazhdueshme emigrimit te popullsise nga zonat rurale ne zonat urbane, dhe te vendet e tjera gjithashtu, ka nje impakt te madh ne saktesine e te dhenave statistikore. Projekti do te mbeshtese INSTAT ne zbatimin decentralizimit ne nivel rajonal. Ky projekt do te mbuloje te 12 rajonet e Shqiperise me qellim qe te mos kete nje dallim te qarte midis ndarjes administrative territoriale dhe detyrave te lidhura me prodhimin e statistikave rajonale.
Perkatesia fetare dhe etnia, pergjigjja me deshire
Pyetesori per regjistrimin e popullsise do te permbaje pyetje per etnine dhe fene, por sic theksuan perfaqesues te INSTAT dje, individet edhe mund t'i shmangen pergjigjes se kesaj pyetje. Banoret gjithashtu do te marrin edhe nje pyetesor rreth njesive ekonomike qe ata u perkasin, per te bere te mundur keshtu dhe regjistrimin e popullsise sa i perket fushes ekonomike. Regjistrimi i popullsise mbi baza etnike dhe fetare u deklaruar fillimisht nga kryeministri, Sali Berisha duke e cilesuar si prioritet te qeverise. Ndaj ketij regjistrimi kane reaguar nderkohe disa historiane dhe studiues, duke e cilesuar si te gabuar kete lloj regjistrimi te popullsise. Mirepo kjo iniciative e qeverise eshte kundershtuar nga eksperte te historise dhe grupe te tjera interesi. Per faktin se nisur nga interesat e momentit, shume individe mund te spekulojne me kombesine dhe perkatesine fetare, duke ndikuar keshtu ne formesimin e statistikave jo reale mbi keta tregues, qe mund te perdoren edhe per qellim dashakeqe. Pyetesoret qe do te shperndaje INSTAT do te jene individual dhe do te permbajne nje fluks pyetjesh me te madh se ne praktikat e tjera te regjistrimit te popullsise. Mirepo statisticienet mendojne se procesi i regjistrimit te popullsise do te ndeshet rruges me shume veshtiresi. Nje lidhet me faktin se si do te trajtohen emigrantet ne kete proces. Me afersi dihet tashme se 25 per qind e popullsise se vendit ushtron veprimtarine jetesore jashte vendit duke mbajtur shtetesine shqiptare. Mirepo regjistrimi i tyre eshte i pamundur per shkak te shperndarjes se tyre ne kontinente te ndryshme. Shqiptaret qe jetojne jashte vendit jane kontribuues te medhenj ne ekonomine vendase nepermjet ndikimit te tyre ne jeten ekonomike te vendit, por ato nuk kane nje status te qarte per sa i perket trajtimit, qofte edhe per efekt te regjistrimi.