Virusi H1N1, raste te reja ne Ballkan
Virusi i tipit A/H1N1, i njohur si gripi i derrave, po perhapet me shpejtesi ne vendet e Ballkanit. Deri me tani, eshte Greqia ajo qe mbanin rekord per numrin e te semureve, kunga ky infeksion ne shtetin helen jane prekur 323 vete, 200 prej te cileve jane sheruar plotesisht. Pjesa me e madhe e te semureve, kane mberritur ne Greqi nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Kanadaja, ndersa autoritetet kane bere te ditur se do te marrin masa te forta, kunder kesaj pandemie. Nderkaq edhe ne Maqedoni, ne klinikat e Shkupit, regjistrohen cdo dite nga pese raste me simptoma te gripit te derrit. Pandemia qe po perhapet ne te gjithe boten, ka nisur te perhapet me shpejtesi edhe ne Maqedoni per shkak te levizjeve te shumta gjate stines se veres. Ne kliniken per semundjet infektive ne Shkup, po kurohen 36 paciente me simptoma te gripit te derrit, ndersa prania e virusit qe shkakton semundjen e vitit, eshte konfirmuar tek nente persona. Ministria e Shendetesise, ne Maqedoni, informoi se te gjithe pacientet e sapo pranuar, kane qene ne udhetim nderkombetar ne vendet e huaja dhe kane marre simptoma pas kthimit ne vend. Gripi i derrave eshte konfirmuar edhe ne Serbi, Kroaci, Bullgari ndersa ne Shqiperi dhe Kosove, virusi A/H1N1 ende nuk eshte diagnostikuar tek ndonje pacient. Per te ruajtur kete situate mjeket dhe specialistet e shendetesise ne vendin tone, kane kerkuar qe ne prag te shtatorit e gjithe popullsia te vaksinohet me preparatin kunder gripit te zakonshem. Per t'i bere prite, zhvillimit te metejshem dhe mutacionit te gripit te derrave, autoritetet shendetesore ne vend bejne thirrje qe te merren ne kohe masat per vaksinim.
Virusi
Gripi i derrave nuk ndryshon shume nga ai i zakonshem. Sipas mjekeve specialiste, ky virus, ka po ato shenja dhe simptoma qe shfaq nje grip i thjeshte, megjithate rastet e komplikuara paraqiten me veshtiresi ne frymemarrje, te vjella dhe diarre.
Virusi
Gripi i derrave nuk ndryshon shume nga ai i zakonshem. Sipas mjekeve specialiste, ky virus, ka po ato shenja dhe simptoma qe shfaq nje grip i thjeshte, megjithate rastet e komplikuara paraqiten me veshtiresi ne frymemarrje, te vjella dhe diarre.