Poliklinikat, mjeket ne seminare kunder gripit
Ne Polikliniken nr. 8 ne kryeqytet, u zhvillua nje seminar me temen "Sensibilizimi i punonjesve shendetesor, per diagnostikimin e hershem te gripit te derrave dhe procedurat trajnuese". Kjo ka te beje me procesin e rendesishem te marrjes se mostrave te virusit A/H1N1 dhe vendosjen e tyre ne kushte laboratorike te konservuara. E ndersa mjeket shpjegojne se shkalla e infeksionit te ketij gripi eshte e larte, po ashtu edhe vdekshmeria eshte e larte. Me kthimin e emigranteve nga jashte, ky rrezik behet akoma me potencial per Shqiperine edhe pse kontrolli eshte i imtesishem neper dogana. Por nga ana tjeter qytetaret jane te painformuar ne lidhje me kete semundje. Kjo shprehjet edhe nga vete punonjesit e shendetesise te cilet pohojne, se nuk ka mundesi financiare per te bere publicitet, pasi kostot e reklamave dhe spoteve publicitare, pavaresisht se jane per shendetin jane shume te shtrenjta. Por, ajo qe mjeket theksojne eshte se njerezit, nuk duhet te tremben dhe te mos i kape paniku nese A/H1N1 mberrin tek ne. Shefi i spitalit efektiv ka deklaruar se virusi nuk do te ndryshoje asgje ne cilesine e jetes se qytetareve. Njerezit, mund te pushojne, udhetojne dhe punojne te qete. Megjithate, me mberritjen e vjeshtes, te gjithe duhet te jene me te kujdesshem me shendetin, pasi qarkullimi i virozave, eshte me i shpeshte ne kete stine.