“I pakapshmi”, grabitës serial e psikopat
29/03/2012 Kamera fikson vrasësin e arkëtares me çorape në dorë, s’la shenja gishtash
Romi 30 vjeç me të meta ose narkoman, dyshim se vrau edhe argjendarin
Gëzhojat e plumbave të kalibrit 7.65 të pistoletës së dyshuar “Zastava” që zbrazi pardje te “Xhamlliku” vrasësi i pashpirt i arkëtares shtojnë dyshimin se ai është një grabitës serial dhe vrasës gjakftohtë. Mënyra sesi ekzekutoi Leonora Kaloçin shton pohimin se i përket të njëjtit stil, ashtu siç u vra pronari i argjendarisë Rrapo Sinanaj, në tetor të vitit të kaluar. Burime policore thanë për gazetën “Metropol” se “Megjithatë, vlerësohet se gjendja e tij psikike është e pastabilizuar dhe filmimet e kameras së sigurisë së bankës tregojnë veprime të çrregullta dhe tepër të nxituara, ç’ka vërteton një nga dy versionet: Ose është i sëmurë mendor, ose një përdorues droge në krizë për të gjetur mall”. Dëshmitarët përforëcuan rindërtimin e skenës se ai e vuri kapuçin nga sheshi i “Xhamllikut” dhe qëlloi rojen në këmbë nga jashtë, përmes derës së xhamit. Kamera e sigurisë tregon se mban çorape në duar dhe nuk lë shenja gishtrinjsh. Është rreth 30 vjeç, dyshohet nga komuniteti rom, rreth 1.65 i gjatë, me atlete të bardha e xhup të zi. I drejtohet arkëtares me fjalët “Ma mbush qesen” dhe hedh një qese të zakonshme përtokë. E ndjera kërrusur në gjunjë përpiqet të largohet nga poshtë banakut dhe përnjëherë qëllohet në shpatull. Plumbi i prek zemrën. Gjithçka ndodh në pak sekonda, 5 apo 6 dhe vrasësi ikën. Ia mbath nga tuneli në të dalë të sheshit të “Xhamllikut” dhe lë pas një viktimë e një të plagosur. Policia ka shoqëruar të paktën 50 persona që kanë karakteristika të ngjashme me personin që shfaqet në kamera. Edhe me 10 mijë euro shpërblim të ofruar nga blutë, zbulimi i autorit mbetet ende larg. Ashtu si në rastin e vrasjes së 61-vjeçarit Sinanaj që nuk lëshoi nga dora bizhuteritë dhe u qëllua për vdekje. Por vrasësi mund të godasë sërisht dhe me ç’duket ai shfaqet frikshëm, sikur kërkon të lëshojë terror e të përflitet si “i pakapshmi”, “mjeshtri” apo epitete të tjera. Ndonëse veprimet ishin të pakontrrolluara duket se zotëron njëfarë “mjeshtërie”, pasi ka përdorur kapuç për të fshehur fytyrën dhe çorape në duar për të mos lënë shenja gishtash. Ai vazhdon të jetë i lirë, ndërsa Leonora përcillet në banesën e fundit.
Profildërtuesit
Mungesa e ekspertëve të profilizuar në skanimin, përshkrimin, analizimin, dallimin dhe zotërimin e profilit të një keqbërësi, i ka sjellë jo pak probleme policisë shqiptare. Nëse ky rast do të ndodhte në SHBA, menjëherë barrën më të rëndë do ta kishin profilndërtuesit, që do të analizonin vrasjen me detaje. Një xhuxh-rom që i dridhet dora, mbase është një lypës që bën si me një këmbë te semafori dhe transformohet në bishë para parasë. Një vrasës mizor që lë rrugëve dy fëmijë s’mund t’ia hedhë aq kollaj, duke bredhur i lirë. Mbetet shpresimi në orientimin e policisë shqiptare drejt strukturave inteligjente që të veprojnë me gjak të ftohtë.
Vrasja e argjendarit
Më 21 tetor është vrarë shtetasi Rrapo Sinanaj. 61-vjeçari ndodhej në argjendarinë në pronësi të tij në rrugën “Ferit Xhajko” në Unazë, kur një person i maskuar hyri në dyqan dhe kërkoi paratë. Pasi pronari i argjendarisë e kundërshtoi, duke mos i dhënë sendet e çmuara, vrasësi e qëlloi dy herë me armë dhe e la të vdekur në vend. Për vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj u arrestua dhe u mbajt në burg për tre muaj një i ri nga Kosova, i dyshuar nga përshkrimet e dëshmitarëve, por ndaj tij nuk u gjetën prova, ndaj u la i lirë për mungesë të fakteve. Për shkak të ngjashmërisë me vrasjen e arkëtares Kaloçi, policia dyshon se është i njëjti autor.