Ndalohet 20-vjecari afgan kishte kaluar ilegalisht ne 5 shtete
Nje 20-vjecar nga Afganistani u ndalua naten e kaluar ne portin detar teksa tentonte te kalonte fshehurazi me traget nga Durresi drejt Italise. Sipas drejtorise rajonale te policise se kufirit dhe migracionit Rr. A. kishte kaluar fshehurazi ne pese shtete. Te njejtat burime bejne me dije se 20-vjecari u gjet gjate kontrollit ne piken e kalimit kufitar i fshehur ne pjesen e poshtme te kamionit me targe italiane CN 591 MD. Afgani 20-vjecar nuk kishte me vete asnje dokument identifikues dhe gjate intervistes ne komisariatin e policise deshmoi se kishte udhetuar ne menyra te ndryshme ne itinerarin prej disa mije kilometrash nga Afganistani Pakistani Irani Turqia dhe Greqia. Udhetimi i 20-vjecarit qe po tentonte te kalonte me traget drejt Italise do te perfundoje ne Qendren e Mbyllur te Karrecit 20 km larg Durresit ne pritje te largimit drejt vendlindjes.