E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vonuan dhenien e ndihmes pas aksidentit prokuroria hap hetim per mjeket e Lushnjes

67-vjecari Enver Saraci pasi u aksidentua nga treni u la per me teper se nje ore i shtrire pertoke ne pritje te ambulances dhe me pas u transportua me mjete te policise

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor ne Lushnje ka nisur hetimet per ngjarjen e dates 26 dhjetor ku si pasoje e nje aksidenti hekurudhor ka gjetur vdekjen 67-vjecari Enver Saraci. Nen hetim eshte kryesisht personeli i spitalit te qytetit Lushnje. Ka qene kryeprokurori i rrethit Petrit Cano i cili ka urdheruar nisjen e hetimeve mbi bazen e nenit 97 te Kodit Penal per mosdhenien e ndihmes ne kohen e duhur nga ana e personelit te urgjences spitalore. Pista e pare e hetimeve kane qene tabulatet telefonike te ardhura menjehere pas aksidentit ne urgjencen e spitalit. Jane kryer hetime edhe ne sallen operative te komisariatit policor Lushnje si dhe pista te tjera te cilat momentalisht per arsye te hetimeve nuk behen te ditura. Familjaret e viktimes ne te njejten linje me prokurorine fajesojne per vdekjen e 67-vjecarit mjeket e spitalit Lushnje te cilet nuk kane derguar ne kohen e duhur ambulancen ne vendngjarje per te marre te aksidentuarin. Ata kerkojne zbardhjen e ngjarjes dhe venien perpara pergjegjesise autoret e saj.

Drejtuesit e spitalit Njoftimi per aksidentin erdhi me vonese

Drejtoria e Spitalit te Lushnjes lidhur me ngjarjen pretendon se njoftimi per aksidentin ka ardhur me vonese ndaj edhe dergimi i ambulances eshte bere me vonese. Spitali i Lushnjes ka 6 ambulanca ne sherbim te pacienteve dhe vetem njera prej tyre kete dite ka qene ne nje tjeter urgjence. Ndersa diten e aksidentit pasi mori njoftimin se i plagosuri u transportua me nje ore vonese dhe pa marre asnje lloj ndihme te pare mjekesore drejtuesit e spitalit te Lushnjes reaguan duke deklaruar se kane ne dispozicion te pacienteve vetem nje ambulance e cila nuk mund te perballoje te gjitha nevojat. Drejtuesit e spitalit te Lushnjes theksuan se ne kohen kur urgjenca eshte njoftuar per aksidentin nga treni automjeti ndodhej ne nje tjeter ngjarje.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur paraditen e 26 dhjetorit ne mbikalimin e Savres ne qytetin e Lushnjes. I aksidentuari Enver Saraci u perplas me lokomotiven e trenit gjate perpjekjes per te kaluar ne krahun tjeter te hekurudhes. 67-vjecari nga pakujdesia nuk i eshte shmangur levizjes se trenit duke u perplasur ne pjesen anesore te tij e per pasoje ka pesuar demtime te renda ne trup. I aksidentuari ka qendruar ne rruge per gati nje ore ne pritje te ardhjes se ambulances e me pas kane qene policet ata qe e nisen me pas ne spital. Menjehere pas ngjarjes makinisti ndaloi trenin per ti dhene ndihme te aksidentuarit. Ai nxori te plagosurin ne rrugen kryesore te Savres per te kerkuar nje automjet qe mund ta transportonte drejt spitalit. Per ngjarjen u njoftua policia e Lushnjes e cila shkoi menjehere ne vendngjarje por uniformat blu jane befasuar kur kane pare te demtuarin te lengonte ne rruge pa i dhene askush nje ndihme dhe pa u marre nga makina e urgjences se Lushnjes. Duke pare vonesen e ambulances kur kishte kaluar me teper se nje ore nga qendrimi i te plagosurit ne rruge forcat e policise vune ne dispozicion makinen e tyre per te bere dergimin ne spital te 67-vjecarit. Fillimisht ai ka marre mjekim prane spitalit rajonal te qytetit dhe me pas eshte derguar per mjekim te specializuar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane ku si pasoje e plageve te renda ka nderruar jete. Ky eshte rasti i pare qe prokuroria nis hetimet per mungesen e dhenies se ndihmes se shpejte nga Spitali Rajonal Lushnje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›