I permbahemi programi te qeverise vazhdojme te mbrojme ceshtjen came

Kreu i PDU Idrizi informon per ngritjen e ceshtjes came ne SHBA
Pak dite me pare nje delegacion i nivelit te larte te PDU-se Partia per Drejtesi dhe Unitet zhvilloi nje vizite zyrtare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ky delegacion u gjend ne SHBA me ftese zyrtare te institucioneve te rendesishme politikberese ne demokracine me te madhe ne bote. Gjate kesaj vizite zyrtare PDU u njoh si faktori perfaqesues i komunitetit cam dhe nje fuqi lobuese per te drejtat e shqiptareve ne Ballkan nderkaq te gjithe takimet u zhvilluan brenda institucioneve amerikane. Pikerisht per viziten e zhvilluar ne SHBA dhe mbeshtetjen e marre prej andej deputetet Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri e ekspozuan dje gjate nje konference per shtyp. Kreu i PDU-se Idrizi dhe tha se Shtetet e Bashkuara ishin etapa e re e udhetimit nderkombetarizues per ceshtjen came dhe ceshtjen kombetare shqiptare nga ana e kesaj partie. Kryetari i PDU zoti Idrizi eshte anetar i delegacionit shqiptar ne Keshillin e Europes ku ai ka vendosur kontakte me shume europarlamentare. Eumlshte vendosur bashkepunim me nje studio britanike per zgjidhjen e ceshtjes came dhe SHBA-ja mbetej vendi ku duhej lobuar intensivisht. SHBA mbetet mbrojtesja me e flakte e kombit shqiptar dhe te drejtave te ketij kombi perfshi edhe popullsine came. Shtetet e Bashkuara jane vendi pa te cilin Kosova sot nuk do te ishte e pavarur vendi pa te cilin shqiptaret nuk do te gezonin te drejtat qe gezojne ne Ballkan. Ambasadori amerikan ne Greqi ishte denoncues i rregullt i masakrave mbi kete popull gjate Luftes se Dyte boterore shefi i misionit amerikan ne Shqiperi Xhejkobs gjithashtu akuzoi palen greke per keto masakra. Ish senatorja sot Sekretare e Shtetit zonja Hillari Klinton e coi kete ceshtje per here te pare ne Kongresin amerikan ne 2003 dhe zevendesambasadori amerikan ne Greqi Kisling publikisht kerkoi qe Greqia te kompensoje viktimat came. Nderkohe misioni amerikan ne OSBE vazhdimisht ka folur per prani te minoritetit shqiptar ne Greqi. Keto ishin disa arsye te mjafta per te vizituar SHBA dhe kontaktuar institucionet zyrtare amerikane ne nje perpjekje per lobim cilesor dhe efektiv per ceshtjen came u shpreh Idrizi. Dy deputetet theksuan se do te mbrojne me force ceshtjen came ne politiken shqiptare. Por thane dy deputetet e PDU ata do ti permbahen programit te mazhorances edhe pse shprehen kritika per projektin e regjistrimit te popullsise. Ne e kemi quajtur kete durimin moral dhe brenda programit tone qe te mbeshtesim mazhorancen u shpreh Idrizi. Duke vijuar me tej se kemi ruajtur qendrimet tona te pavarura jemi kategorikisht kunder regjistrimit te popullsise ne baze etnike dhe fetare por do te mbajme qendrimet tona konform programit te cilet ne kemi thene se jemi te hapur me gjithe spektrin politik shqiptar dhe raportet tona kondicionohem me cka ne marrim per programin tone tha ai. Deputetet e PDU u pyeten dhe rreth largimit te deputeteve Sterkaj Tavo e Prifti nga partite e tyre. Sipas deputeteve te PDU ceshtja e tyre themelore eshte Cameria dhe nuk do te pozicionohen ne keto pika jashte axhendes se tyre. Politikani eshte figure publike. Veprimet e tyre i gjykon elektorati nese jane te drejta apo jo thane deputetet lidhur me kete ceshtje.
...