BE kembengul per reformat PS-ja kunder integrimit

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto informon rreth vizites tre ditore ne Bruksel
Brukseli pret nje bashkepunim te opozites ne lidhje me miratimin e ligjeve ne Kuvend. Kjo ka qene deklarata e djeshme e ministrit te jashtem Edmond Haxhinasto ne nje konference per shtyp pas vizites te tij ne Bruksel ku u takua me perfaqesues te larte te Bashkimit Europian. Kryediplomati shqiptar tha se ka nje pritshmeri te qarte qe te kete nje bashkepunim mes opozites dhe mazhorances dhe nje pritshmeri qe opozita te angazhohet per miratimin e ligjeve me te rendesishme per vendin sic eshte Gjykata Administrative dhe reformen zgjedhore. Eumlshte e rendesishme te theksoj qe ka nje pritshmeri te qarte qe te kete nje bashkepunim midis opozites dhe mazhorances ka nje pritshmeri qe opozita te angazhohet ne nje proces normal politik dhe miratues te legjislacionit per sa i takon ceshtjeve kryesore me te cilat perballet vendi sic jane nje sere ligjesh te rendesishme qe kane te bejne me gjykaten administrative dhe ne menyre te vecante qe kane te bejne me reformen zgjedhore. Pritshmerite e Komisionit pra jane te qarta qe opozita duhet te marre oferten qe tashme i eshte bere asaj nga ana e mazhorances me qellim qe te angazhohet ne proces te mirefillte legjislativ dhe te miratohet ne kohe ajo pakete ligjore qe do te realizoje reformen aq shume te pritur zgjedhore me qellim qe zgjedhjet e ardhshme te shenojme plotesimin e plote te standardeve per zgjedhje te lira dhe te ndershme u shpreh kryediplomati shqiptar. Lidhur me ceshtjen e statusit te vendit kandidat ne BE Haxhinasto tha se vendet e bllokut 27 anetaresh kane premtuar se do te hartojne nje opinion tejet objektiv. Per sa i takon ceshtjes se opinionit per marrjen e statusit te vendit kandidat mund te them se ky opinion eshte ne hartim e siper por sigurisht qe mora garancite qe ky opinion do te jete nje paraqitje objektive dhe realiste e situates ne Shqiperi do te jete nje opinion inkurajues per te vazhduar me tej reformat e nisura nga vendi per sa i takon integrimit tha ai. Nderkohe i pyetur nga mediat ne lidhje me deklaratat e zyrtareve te Brukselit qe Shqiperise mund ti rrezikohen vizat per shkak te mos zgjidhjes se krizes politike shefi i diplomacise shqiptare theksoi se mazhoranca pret qe opozita te tregoje pergjegjshmeri qe axhenda per liberalizimin e vizave te mos mbetet peng e individeve te caktuar. Duke informuar rreth vizites ne Bruksel dhe takimeve atje Haxhinasto tha se ne te gjitha vizitat e realizuara u garantova se brenda fundit te ketij viti shqiptaret do te levizin pa viza ne te gjithe hapesiren Schengen. U vleresua ne menyre te qarte i gjithe progresi i bere nga Shqiperia realizimin prej saj te te gjitha detyrimeve ne kuader te liberalizimit te vizave- tha me tej ministri i Jashtem duke shtuar se ne Bruksel ka zhvilluar dhe takime te rendesishme si me zevendeskryeministrin dhe ministrin e Jashtem te Belgjikes Komisionerin per Zgjerimin ne BE Stefan Fule eurodeputetet Fajon Albertini Pitela Schulz dhe Svoboda.
Pertej postit tuaj ne qeveri cili do te jete qendrimi i LSI-se persa i takon debatit te mandatit te Ilir Beqjas Per ceshtje te tilla nuk ka vend per subjektivizma qofshin ato dhe politik Levizja Socialiste per Integrim i permbahet gjithmone ligjeve te ketij vendi per te zgjidhur edhe ceshtje te tilla.
Ne lidhje me ate qe ju thate cili do te jete qendrimi i mazhorances do te pritet qe opozita te votoje per gjykaten administrative dhe ligje te tjera apo do te kete levizje apo oferta te tjera... Mazhoranca pret qe opozita te tregoje pergjegjshmerine qe ka para shqiptareve me qellim qe axhenda e integrimit te shqiptareve te mos mbetet peng e lidereve te caktuar dhe e axhendave personale te tyre.
Po marrja e statusit do te perbeje problem qendrimi i opozites Ju thashe shume qarte opinioni eshte ne formulim e siper pritshmeria ne Bruksel eshte qe opozita duhet te jete pjese e proceseve normale legjislative dhe funksionimit normal legjislativ ne Shqiperi.
...