E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e vizave stacioni i rendesishem drejt BE-se

18-10-2010 / Gazeta 55

Zv/kryeministri Meta takime ne Mallakaster dhe Vlore


Gjate turit te tij me elektoratin e LSI-se ndalesa e radhes se Ilir Metes ka qene Mallakastra. Ne cilesine dhe te ministrit te Energjetikes ai u ka premtuar banoreve te zones se po punohet qe rafineria e Ballshit te jete efektive gjate gjithe vitit dhe se prodhimi vendas te perpunohet po brenda vendit. Dua tju siguroj se edhe ne detyrat qeveritare qe do te thote edhe si Minister i Ekonomise une do te bej gjithcka ne menyre qe rafineria e Ballshit te punoje gjithe vitin dhe prodhimi vendas te perpunohet ketu. Do bej gjithcka qe kushtet e atyre qe punojne ne industrine e naftes te permiresohen. Ne do te bejme me shume ne menyre qe edhe bujqesia edhe pemtaria agrobiznesi ne pergjithesi te zhvillohet ne rrethin e Mallakastres. Per kete do te jemi ne dialog te vazhdueshem me te gjithe komunitetin tuaj me te gjitha bizneset qe funksionojne ketu ne Ballsh Mallakaster dhe ne te gjithe qarkun e Fierit. Sepse mallakastriotet jane duararte e duan punen dhe duan te jetojne me djersen e ballit tha Meta. Kreu i LSI u ndal dhe ne Vlore ku u fokusua ne arritjet per liberalizimin e vizave. Jam shume krenar qe ne nje vit ne arritem te permbushim te gjitha kushtet me qindra kushte per liberalizimin e vizave ne menyre qe te gjithe qytetaret shqiptare brenda pak javesh te udhetojne pa viza drejt Bashkimit Evropian. Kjo eshte nje ngjarje e madhe historike e cila ka nje kontribut te fuqishem dhe konkret nga ana e Levizjes Socialiste per Integrim. Jam shume krenar qe ne nje vit te veshtire per ceshtjen e Kosoves ne arritem te gjithe te se bashku ne bashkepunim te ngushte me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe vendet e tjera qe ceshtja e Kosoves te dale fituese edhe nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne menyre qe edhe per pjesen tjeter te kombit te kete nje te ardhme te sigurt evropiane tha ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›