E Shtunë, 31 Tetor 2026

I perzgjedhuri Shumakeri sheh pasardhesin e tij Fetelin

Sebastian Fetel dergoi dje ne Gjermani titullin Kampion Bote ne Formulen 1

Pak muaj me pare bosi i Formules 1 Berni Ekleston e kishte thene se krijesa e tij shume shpejt do te kishte nje kajzer te ri Kampioni i ri i botes mendoj se do te jete Sebastian Fetel. Edhe pse ekspert i botes se automobilizmit britanikut kurre nuk do ti shkonte ndermend qe Feteli do te shpallej kaq i ri kampion. Djaloshi nga Gjermania me 14 nentor te 2010-s u be mbreti me i ri ne moshe i Formules 1 pasi eshte vetem 23 vjec e tre muaj i madh. Ai me pare kishte thyer edhe disa rekorde te tjera. Keshtu ai u be piloti me i ri ne moshe qe fiton pole position dhe nje Cmim te Madh. Kete gje Feteli e arriti ne 2009-n kur fitoi Cmimin e Madh te Italise te zhvilluar ne Monza mbi nje veture Toro Roso. Fundjava italiane ishte perfekte per te duke qene se nje dite para gares kishte marre pole. Nje tjeter rekord ai e vuri ne 2007-n. Ne Cmimin e Madh te SHBA-se Feteli u be piloti me i ri qe merrte pike ne nje boteror. Keshtu pas ketyre arritjeve te gjithe ata qe u habiten dje nga kajzeri i dyte pas Shumakerit do tu duhet qe te pranojne gabimin.

Djaloshi i rekordeve

Sebastian Feteli me ate cka paraqiti kete boteror i siguroi te gjithe se eshte pasardhesi i denje i Mikael Shumakerit. Ashtu sic ishte 7 here kampioni i botes edhe Feteli eshte nje robot i automobilizmit. Feteli keshtu eshte kthyer ne pasardhesin ideal te Shumakerit. Tashme e gjithe Gjermania ben tifo per te. Feteli eshte po aq i shpejte sa Shumakeri e komplimentoi menjehere dje kampionin e ri te Formules 1 madje ai i ngjan kajzerit edhe ne menyren se si drejton makinen. Ai eshte tmerresisht i perqendruar ne timon saqe duket sikur garon kunder vetvetes. Gjithsesi shume specialiste te kesaj bote mendojne se rekordin e Shumakerit do ta kete shume te veshtire per ta thyer edhe pse duke pare fillimin e kesaj karriere mund te kete ndonje mundesi. Pak pasi mbaroi gara qe e kurorezoi si kampion edhe Kancelarja gjermane Anxhela Merkel tha Ka klasin e nje kampioni ai eshte tmerresisht i qete ne timon.

Cmimet e dorezuara nga Mikaeli

Feteli lindi ne a Hepenhajm me 3 korrik te 1987-s. Babai i tij kishte pasion garat Kart dhe i dhuroi te birit nje njevendeshe te tille qe ne moshen 3-vjecare. Kur Feteli mbushi pese vjec filloi te bente xhirot e para ne piste. Ndersa ne moshen 8-vjecare nen kete moshe askush nuk mund te dergoje ne gare femijet filloi te garonte. Me pas per tete vite qe kaloi ne Kart Feteli korri shume fitore dhe nje here trofeun ia dha pikerisht Mikael Shumakeri. Ne 2002-shin Seb arriti qe te fitonte te drejten per te garuar ne Formulen BMW ku qe ne vitin e pare ne 2003-shin u rendit i 2-i. Ndersa ne 2004-n ai u shpall kampion pasi triumfoi ne 18 nga 20 garat qe ishin ne program. Me pas ne 2005-n Feteli u rendit i pesti ne Euro Formula 3 ndersa nje vit me pas arriti te permiresohej pasi doli i dyti. Ne vitin 2007 ai ishte piloti i trete i BMW-se ne Formulen 1 dhe gjithashtu ishte pilot i World Series Renault. Ne ate vit Feteli beri edhe debutimin ne Formulen 1 pasi ne garen e zhvilluar ne SHBA ne Indianapolis zevendesoi Kubicen. Pas kesaj eksperience piloti gjerman shkoi tek skuderia Toro Roso. Me kete skuader ai fitoi edhe Cmimin e Madh te Italise qe u zhvillua ne 2008-n ne Monza. Po ne ate boteror Feteli ishte protagonist edhe ne garen e fundit ate te Interlagosit pasi per disa xhiro mbajti prapa Luis Hamiltonin qe u shpall edhe kampion mundi Masen.

Kurorezimi

Pas performances se shkelqyer qe beri tek Toro Roso Feteli menjehere kaloi tek skuderia meme Red Bulli. Ne Boterorin 2009 gjermani u dorezua perballe Brawn GP te Xhenson Batenit edhe pse ne ate boteror koleksionoi kater fitore dhe kater pole position. Vjet ai edhe pse u rendit i dyti ne klasifikimin e pergjithshem arriti qe tu binte ne sy specialisteve te ketij sporti qe u shprehen se nese biondi do te fitonte nuk do te ishte cudi. Por nje te tille Feteli ia doli nje vit me pas pra ne 2010-n. Ne vitin me te nderlikuar kur ne piste per titullin kampion luftuan eger pilote si Veber shoku i skuadres qe per asnje moment nuk u tregua i tille Hamilton dhe Alonso. Ne kete sezon Feteli ishte i mrekullueshem ne provat zyrtare pasi ne plot dhjete gara arriti qe te nisej nga vendi i pare. Ndersa per sa i perket ecurise djaloshi duhet te permiresohet pak pasi fitoi vetem pese te tilla. Ne kete boteror ai kaloi edhe ferrin ne te cilin ra ne garen qe u zhvillua ne cirkuitin e Jeongamit Cmimi i Madh i Korese. Ne pisten aziatike Fetelit kur po i drejtohej vijes se finishit iu desh qe ti thoshte lamtumire vendit te pare dhe 25 pikeve pasi motori Reno i vetures se tij cedoi. Por gjermani me besim te madh ne aftesite e veta diti te ringrihej dhe triumfoi me prepotence ne Cmimin e Madh te Interlagosit dhe ne ate te Emirateve te Bashkuara Arabe. Ne Abu Dabi me gabimet qe kreu Ferrari ai arriti qe te shpallej kampion bote me 7 pike diference nga Alonso. Keshtu Fetel shkroi emrin ne librin e arte te kampioneve te Formules 1.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›