E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis regjistrimi per referendumin qe do te ndaje Sudanin ne dy shtete

Regjistrimi i vonuar i votuesve ne Sudan ka filluar ne pergatitje per referendumin per nje pavaresi te mundshme te Jugut nga Veriu. Me shume se pese milione sudaneze vleresohet se kane te drejte per tu regjistruar per te votuar si ne Sudan ashtu dhe jashte vendit. Kombet e Bashkuara kane paralajmeruar per probleme logjistike ne disa vende. Nje korrespondent i BBC-se ne nje qender regjistrimi ne Kartum tha se ka me shume reklama sesa njerez per ti inkurajuar ata qe te regjistrohen. Procesi ka filluar disa muaj me vonese per shkak te mosmarreveshjeve politike mes Veriut dhe Jugut. Ministri i Informacionit te Sudanit te Jugut dr. Bernaba Benjamin i tha BBC se gjithcka ishte gati per referendum. Unioni Afrikan thote se udheheqesit e Sudanit te Jugut dhe Veriut kane rene dakord per nje kuader marreveshjeje per zgjidhjen e disa prej ceshtjeve te mbetura ende pezull. Ky Union tha se marreveshja eshte arritur per lejimin e tregtise dhe se nomadet nga Sudani i Veriut do te lejohet te kalojne kufirin e ri qe mund te rezultoje si dhe tu garantohet shtetesia dhe liria e levizjes nese Sudani i Jugut vendos pro pavaresise. Korrespondenti i BBC ne Sudan thote se votimi ka shkaktuar shume tensione dhe se autoritetet sudaneze kane qene nen trysni nderkombetare per te lejuar berjen e referendumit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›