E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova nuk ka nisur pergatitjet per bisedime me Serbine

Kosova nuk ka nisur fare pergatitjet per dialog me Serbine ka thene zevendeskryeministri ne largim i Kosoves Hajredin Kuci.

Por zevendesministrja e Puneve te Jashtme te Kosoves ne largim Vlora Citaku tha ndryshe ne seancen e Keshillit te Sigurimit te OKB-se ne Nju-Jork shkruante dje Koha Ditore.

Qeveria e Kosoves tashme ka nisur pergatitjet per bisedime te ceshtjeve teknike - ka thene Citaku.

Mirepo zevendeskryeministri Kuci ka thene per gazeten se Kosova megjithate mbetet ende ne pozicionin e deklaruar edhe me heret per sa u perket pergatitjeve per bisedime.

Jemi ne ate pozicion qe kemi qene edhe me heret bisedimet fillojne pas zgjedhjeve te pergjithshme ne Kosove e pas konsolidimit te Qeverise - ka potencuar Kuci.

Zevendeskryeministri ne doreheqje edhe njehere i ka permendur ceshtjet per te cilat pala kosovare eshte e gatshme qe te ofroje bashkepunimin e saj.

Me Serbine mund te bisedohet ceshtja e personave te pagjetur ceshtja e regjistrave kadastrale ceshtja e transportit e bashkepunimit ekonomik njoftimi i dukurive te ndryshme nderkufitare e keshtu - ka thene ai.

Kuci ka mohuar kategorikisht se Prishtina ka per te biseduar ndonjehere me Beogradin per tema politike. Ne asnje rrethane nuk do te mund te flitet per status a organizim te brendshem jo tash por as pas zgjedhjeve e as kurre - ka thene ai. Te mos krijohet asnje iluzion se mund te nderrohen temat.

Krenar Gashi nga KIPRED-i konsideron se realisht bisedimet me Serbine tanime ekzistojne dhe jane duke u zhvilluar per nje kohe te gjate.

Kosova e Serbia jane duke biseduar prej nje kohe te gjate mes tyre per ceshtjen e te pagjeturve - ka thene Gashi duke e permendur ceshtjen e te pagjeturve qe po permendet si njera nder temat qe po quhen teknike per te cilat mund te bisedohet me shtetin fqinj.

Gashi ka vleresuar se institucionet e Kosoves nuk do te duhej dhe nuk mund te bejne ndonje pergatitje per dialog per shkak se atyre realisht u ka skaduar mandati.

Deklarimin e zevendesministres Citaku ne KS te OKB-se Gashi e sheh me teper si retorike qe eshte dashur te perdoret atje.

Ajo cfare ka thene Vlora atje tash ne fakt eshte njefare retorike qe medoemos eshte dashur me e thene. Ndoshta ka te beje me shume me gatishmerine qe eshte dashur te tregoje ne Keshill te Sigurimit - ka vleresuar Gashi.

Nisjen e dialogut Kosove-Serbi e ka kerkuar edhe Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban Ki Mun ne raportin e tij te rregullt te publikuar jave me pare. Dialogut i kane dhene mbeshtetje edhe te gjitha shtetet anetare te Keshillit te Sigurimit kete te premte.

Mesazhe afruese per fillim te dialogut ne paraqitjet e tyre ne KS te OKB-se kane shfaqur edhe zevendesministrja e Puneve te Jashtme ne largim e Qeverise se Kosoves Vlora Citaku dhe ministri i Puneve te Jashtme i Serbise Vuk Jeremic.

Kosoven dhe Serbine per dialog i cili ne vetvete do te ishte nje faktor per paqe siguri dhe qendrueshmeri ne rajon dhe nxites bashkepunimi per te arritur perparim ne rrugen e Bashkimit Evropian dhe per te permiresuar jeten e njerezve i ka udhezuar Asambleja e Pergjithshme e OKB-se permes rezolutes se miratuar me 9 shtator te ketij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›