I plotë - Incidenti te dyqani i celularëve dyshohet se ishte një përpjekje për grabitje

Arrestohet pa rezistencë Elton Sulejmani, një 28-vjecar nga Shkodra. Nuk mori peng asnjë person por u ngujua disa minuta brenda dyqanit të shitjes së produkteve të Vodafone derisa u dorëzua pa rezistencë te forcat policore
Tiranë, 29 Maj 2010 NOA Incidenti që ndodhi mesditën e sotme te dyqani i celularëve, pikë shitjeje dhe shërbimesh të kompanisë Vodafone, dyshohet se ishte një përpjekje për grabitje, por përfundoi pa sukses për autorin pasi punonjësja e dyqanit njoftoi policinë e cila nderhyri energjikisht e po ashtu dhe sistemi i kamerave ishte efektiv.
Zyrtarisht u konfirmua arrestimi në kushtet e flagrancës së 28 vjecarit Elton Sulejmani me vendbanim në Shkodër por që prej kohësh jetonte në Tiranë.
Burime zyrtare të policisë së Tiranës i treguan në vendngjarje gazetares së agjencisë NOA, detaje nga incidenti i nisur rreth 20 minuta pas mesditës së sotme.
Elton Sulejmani ka hyrë në dyqanin e celularëve që ndodhet në kryqëzimin mes bulevardit Zogu i Parë dhe unazës te Stacioni i Trenit në Tiranë.
Ai mendohet se në kushte të luhatjeve mendore, ka pasur si qëllim të grabisë dyqanin madje për këtë ka paraqitur dhe një armë zjarri.
I dyshuari në kushte të paqartësive mendore ka kryer veprime të paqarta dhe ka precipituar në kufijtë e një pengmarrjeje disaminutëshe por jo njerëzish sepse shitësja ka dalë nga objekti dhe i dyshuari ka mbetur i vetëm në dyqan derisa erdhi policia që i dha fund incidentit.
Në vendngjarje vec policisë së Tiranës atje shkuan dhe forca të RENEA-s.
Ata ndërhynë energjikisht, të ndihmuar nga informacioni që punonjësja e dyqanit i dha sallës operative policore duke njoftuar dhe sistemit të kamerave vëzhguese të dyqanit.
I dyshuari është dorëzuar pa rezistencë duke mbyllur kështu kapitullin ende të pasqaruar plotësisht të kësaj ngjarjeje që mblodhi disa dhjetëra njerëz kureshtarë.
r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")