E Shtunë, 31 Tetor 2026

I premtoi pune, e ben prostitute

Elbasan- E mashtron me vend pune dhe pasuri, me pas e detyron te ushtroje prostitucion jashte deshires se saj. Seksioni i Antitrafikut ne policine e Elbasanit ka ndaluar dje te dyshuarit Besim Sllami, 36 vjec, me banim ne fshatin Gur i Zi, te komunes Labinot Mal dhe Petrit Bajramin, 34 vjec, me banim ne te njejtin fshat, pasi ndaj tyre jane ngritur akuzat e "shfrytezimit per prostitucion ne rrethana renduese dhe ndihme per kalim te paligjshem te kufirit".

Burime zyrtare thane se Besim Sllami, akuzohet se ne fillim te vitit 2008, ka derguar ne Greqi Emine K., 25 vjece, me banim ne fshatin Serice, te komunes Labinot Mal dhe e ka detyruar qe per kater muaj me radhe te bente prostituten, duke siguruar perfitime ne menyre te paligjshme. Deshmia e vajzes ka zbuluar se 36-vjecari i ka premtuar se do t'i siguronte nje vend te mire pune, madje edhe nje jete perrallore. Sapo ka kaluar kufirin, 25-vjecarja eshte detyruar me force qe te kryeje marredhenie seksuale.

Ne fillim vajza ka kundershtuar, por me pas eshte bindur pasi eshte rrahur dhe keqtrajtuar. Gjate 4 muajve ajo ka bere seks jashte deshires se saj, me shtetas greke dhe shqiptare. Fitimet e grumbulluara pervetesoheshin nga tutori. Pas kater muaj "ferri", e reja ka mundur te shpetoje prej padronit. Ajo eshte zhdukur pasi ka kryer seks me nje klient. Me pas ka kerkuar ndihmen e policise greke, e cila ka mundesuar riatdhesimin e saj per ne Shqiperi.

Sapo eshte kthyer ne vendlindje, Emine K., ka kryer denoncim ne polici duke akuzuar Besim Sllamin, se e ka detyruar qe te ushtroje prostitucion jashte deshire se saj. Me tej 25-vjecarja ka deshmuar se per te kaluar kufirin eshte ndihmuar nga Petrit Bajrami, i cili i ka kerkuar si shperblim 200 euro. Viktima ka deklaruar se eshte mashtruar nga tutori, qe me pas e ka detyruar me dhune qe te ushtroje punetoren e seksit.

Specialistet e Antitrafikut kane marre ne pyetje te dyshuarin Besim Sllami, i cili e ka mohuar akuzen, duke deklaruar se 25-vjecarja Emine K., i ka kerkuar ndihme per ta derguar ne Greqi. Ai eshte shprehur se nuk e ka detyruar ate te ushtroje prostitucion dhe se akuzat e ngritura jane sajime ne shenje hakmarrjeje. Megjithate ndaj Sllamit eshte ngritur akuza e "detyrimit te shfrytezimit per prostitucion ne rrethana renduese", ndersa ndaj Petrit Bajramit, akuza e "ndihmes per kalim te paligjshem te kufirit". Burime zyrtare te policise shpjeguan se per kete rast hetonin prej disa muajsh, fill pas kthimit te te demtuares nga Greqia dhe kryen ndalimin pas nje bashkeveprimi me organin e prokurorise ne rreth. Ky eshte nje nder rastet e pakta te kesaj natyre, i konstatuar gjate ketij viti ne Qarkun e Elbasanit, kurse veprimet e metejshme po kryhen nga organi i akuzes.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›