Kapet "Bisht pellumbi" me 7 kg hashash
Korce- Agjentet e Antidroges sekuestruan dje 7 kg hashash ne nje furgon te linjes Erseke-Korce, e destinuar per t'u derguar ne Greqi. Burime zyrtare thane se arrestuan ne flagrance edhe korrierin e mallit, i cili udhetonte si pasagjer ne kete furgon. Operacioni i koduar "Bisht pellumbi" u finalizua me ndalimin e 24-vjecarit Armir Qazimi, banues ne Erseke. Sipas policise, ne baze te informacioneve te siguruara ne rruge operative, ne vendin e quajtur "Ura e Dukes", eshte vene re levizja e mjetit me udhetare, ndersa dyshohej se i riu gjendej ne te, duke transportuar ne nje cante sasine e narkotikut. Fillimisht Qazimi nuk e ka pranuar pronesine e droges, por gjate verifikimeve te kryera me pasagjeret e tjere dhe shoferin, rezultoi se 24-vjecari transportonte canten me hashash. Policia beri te ditur se eshte duke hetuar me tej per rrjetin e ketij trafiku, pasi destinacion mendohet se eshte Greqia. Grupi hetimor ka ngritur akuzen e "trafikut te lendeve narkotike" ndaj te dyshuarit Qazimi, i cili eshte izoluar ne ambientet e paraburgimit Korce, ne pritje te mases se sigurise ne gjykate.
D. Zisi
D. Zisi