E Diel, 1 Nëntor 2026

Rekordi, nje diamant blu shitet per 9. 3 milione franga

Nje diamant i persosur blu qe peshon plot 7.03 karat, u shit dje per 9.3 milione franga zvicerane, duke shenuar keshtu cmimin me te larte qe eshte shenuar ndonjehere per ndonje gur te cmuar ne ankand. Ofruesi i suksesshem ne ankandin "Sotheby's", i cili do te kete te drejten per emrin e brilantit, do te paguaje rreth 10.5 milione franga, duke perfshire edhe komisionin. Guri i cmuar, qe rrethohet nga nje skelet platini, eshte ne forme jasteku dhe eshte nje nga vetem disa diamante blu, qe jane gjetur ndonjehere. Nderkaq, diamantet me ngjyre te kuqe jane akoma me te rralle.

Guri i cmuar qe u shit ne ankand, u zbulua ne vitin e kaluar ne nje miniere ne Afriken e Jugut, ku punetoret thone se kushtet jane perkeqesuar ne muajt pas gjetjes se ketij "thesari". Para shitjes, katalogu e vleresoi diamantin me nje vlere prej 6.8-10 milione frangash, perfshire edhe komisionin. David Bennett, kreu i ankandeve te xhevahireve "Sotheby's" per Evropen dhe Lindjen e Mesme, pranoi se ishte paksa ne merak per cmimin e diamanti blu, duke marre parasysh gjendjen ekonomike te ndikuar nga kriza globale ne kete moment. "Ky eshte tashme nje rekord i ri boteror sa i perket cmimit te diamanteve, si dhe nje rekord i ri per karatet e gurit. Ai eshte fantastik ne kete treg dhe tregon se keto gjera jane shume te rralla ne shume kerkesa", tha per gazetaret Bennett. Rekordi i meparshem ishte cmimi i shitjes prej 7.9 milione dollare i nje diamanti blu, perfshire edhe komisionin. Guri ne fjale qe u shit ne tetor te vitit 2007 ne Hong Kong serish nga ankandi "Sotheby's", ishte 6. 04 karat. Deri tani, unazat, byzylyket dhe vareset, jane shitur per 10% me pak se sa pritej, besohet e ndikuar nga kriza boterore. Bennett shtoi se kjo tregon elasticitetin e bizhuterive te luksit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›