E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti i Elbasanit, rektori Varoshi: Në shtator, biblioteka 24 orë online

limani—-Nga Julian Hoxhaj—-

Elbasan- Universiteti Aleksandër Xhuvani është në prag të mbylljes së këtij vitit akademik. Një ndër universitetet më të rëndësishme publike në vend dhe që ka numrin më të madh të studentëve pas atij të Tiranës. Këtë vit ka pasur rreth 13.800 student në total dhe ky munër ka ardhur duke u rritur nga viti në vit.

Në strukturën e këtij universiteti funksionojnë 5 fakultete të cilat me mbi 50 programe studimi në të treja ciklet, Bachelor, Master dhe Doktoratur. Shpeshherë ky universitet është kritikuar për probleme të ndryshme, ku si çdo universitet tjetër në Shqipëri problemi më i nxehtë ka qenë ai i korrupsionit.

Këtë vit universiteti është vlerësuar me çmimin Gold nga një agjenci spanjolle, për Nismat në Biznes. Por si ka qenë ky vit për Rektorin e Universitetit Aleksandër Xhuvani Prof. Dr. Liman Varoshi. Për të pasur një pasqyrë më të gjerë mbi problematika dhe risitë e universitetit ai u rrëfye për Gazetën IDEA.

Jemi në prag të përfundimit të vitit akademik, duam të na tregoni se si ka qenë ky vit për universitetin Aleksandër Xhuvani, problematikat dhe risitë e tij?

Ky ka qenë një vit shumë i ngarkuar, problematikat kanë qenë nga më të ndryshmet. Ne jemi përpjekur që këto problematika t’i identifikojmë së pari si të tilla dhe në përputhje me natyrën e gjithë secilës të përcaktonim edhe mënyrën se si do t’i zgjidhnim ato. Natyrisht problemet asnjëherë nuk mbarojnë, por jemi përpjekur që në një masë që këto t’i zgjidhim dhe për shumë nga ato të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Por në vigjilje të fundit të vitit akademik, pasi ai mbyllet në shtator, ne kemi pasur dhe risi. Unë ato do t’i fokusoja në dy drejtime kryesore, i pari në kualifikimin e profesoratit që ka ardhur gjithnjë në rritje dhe drejtimi i dytë është ai infrastukturor që është në funksion të koherencës dhe vazhdimësisë të procesit mësimor-kërkimor. Dhe elementi më i rëndësishëm dhe më i qënësishëm që ne kemi dhe që përputhet me filozofinë që ne kemi, ka qenë biblioteka.

univeristeti-i-elbasanitUniversiteti i Elbasanit

Kur do të jetë gati Biblioteka?

Aktualisht ne kemi një bibliotekë shumë funksionale, moderne, që do ta kishin zili gjithë universitetet brenda hapësirës shqiptare, por dhe më gjerë dhe më drejtpërdrejtë në kontekstin ballkanik. Duke filluar që nga shtatori biblioteka jonë do të funksionojë 24 orë online dhe do të mundësojmë shfrytëzimin racional të gjithë begraundit kërkimor që ka universiteti i Oksfordit. Që nga viti 1997 risitë e kërkimit që ka ky universitet të kryer nga shumë studies, deri në momentet që ne po bashkëbisedojmë, të gjitha do të jenë të integruara dje të pasqyruara në Bibliotekën e Universitetit Aleksandër Xhuvani. Përpos faktit që ne po bëjmë përpjekje të mëdha që të mund të sigurojmë dhe revista shkencore në përputhje me fushën e interesit të pedagogëve si dhe literature shqip. Fondi këtu është i pakët, modest do të thosha, me 10 milion lekë të vjetra çfarë mund të bëhet përpara, megjithatë ne do ta vëmë të tërin në dispozicion për të siguruar këto që ju thashë. Por shfrytëzimi i begraundit të bibliotekës së Universitetit të Oksfodrit është primar dhe që u Vienë në ndihmë pedagogëve dhe studentëve, të cilën do ta vëmë 24 orë online në shërbim të pedagogëve dhe studentëve. Madje secili ka mjediset e veta.

A do të çelen programe të reja studimi dhe cilat janë ato?

Ne sapo kemi bërë dhe mbledhjen e Senatit dhe kemi miratuar pothuajse, jo të gjitha planet mësimore për të gjitha programet e studimit që do të vijojnë vitin e ardhshëm akademik. Risija që vihet re në kurikula, është se ne krahas standardeve dhe përvojës që na ofrojnë universitetet e botës së qytetëruara, kemi bërë shumë kujdes që të bëjmë një kurikul të orjentuar nga tregu, që do të thotë që ajo të refelektojë në një masë të konsiderueshme të gjitha zhvillimet që pëson tregu hap pas hapi, por edhe kërkesat që ka tregu. Jemi treguar korrekt dhe rigoroz në respektimin e një parimi të rëndësishëm mbi mbazën e të cilit krijohet një kurikul, që është ai i fleksibilitetit. Njëkohësisht viti i ardhshëm akademik do të startojë dhe me celjne e disa programeve të reja të studimit. Këtu përmendim programet e studimit bachelor në degët e Juridikut, që do të hapen në fakultetin ekonomik, dhe një program për gjuhën dhe kulturën rome që do të hapet pranë fakultetit të shkencave humane. Përpos faktit që ne do të startojmë edhe me programet e nivelit të dytë si në master profesional dhe në master shkencor, vazhdonë dhe programi i studimit i nivelit të tretë që është doktoratura në Albanologji. Po bëjmë përpjekje për celjen e programeve të studimit po në doktoraturë në fushën e Mësuesisë dhe në Mbrojtje të Mjedisit.

Përse duhet të zgjedhin maturantët të studiojnë në universitetin Aleksandër Xhuvani?

Unë dua t’u them që ne e kemi vlerësuar hap pas hapi këtë problem, se si të rekrutojmë sa më shumë student dhe t’i ndërgjegjësojmë kandidatët për student, që në formulrain që do të plotësojnë tashmë të përzgjedhin dhe programet e studimit që ofron struktura universitare e univeversitetit të Elbasanit. Dhe si të thuash kemi bërë dhe një lloj marketingu, ne kemi zbatuar Ditët e Hapura dhe me këto ne kemi hapur universitetin, krejt strukturën tonë universitare, përkundrejt kandidatëve për student. Kemi zhvilluar takime me ta edhe në grupe të mëdha edhe në grupe të vogla dhe jemi përpjekur të promovojmë ato vlera që ka Universiteti Aleksandër Xhuvani. Plotësimi i formularit dhe regjistrimi në shtator do të tregojë se sa të aftë kemi qenë ne t’i bindim këta student. Por i siguroj studentët që nuk do t’i zhgënjejmë, pasi këtu nuk mbeten studimet në mesë. Ne jemi edhe në prag të finalizimit të strategjisë për akreditimin e disa programeve të studimit. Ne do të kërkojmë akreditimin e atyre programeve që ekzistojnë potencialet e mundshme dhe intelektuale dhe infrastukturore. Dhe aktualisht janë ato programe studimi që kanë një begraund 40-50 vjeçar dhe akreditimin do ta kërkojmë nga një agjenci e huaj. Ju jeni në dijeni që po bëjmë përpjekje që të akreditojmë doktoraturën,- tha rektori Varoshi.

Këtë vitë u vu në zbatim  për studentët dhe pedagogët sistemi EMS, për të dhënat online. Ky sistem u mundëson të gjithë studentëve të gjejnë notat, detyrat e kursit, datat e provimeve, lëndët dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me procesin mësimor. Gjithashtu të kthyera në traditë tashmë, janë dhe konferencat shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare të organizauara nga fakultete të ndryshme, ku e para për vitin e ri  akademik pritet të jetë ajo e organizuar nga Fakuleti Ekonomik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›