I refuzohet viza, emigranti shqiptar kërkon të ribashkohet me familjen e tij në Britani të Madhe
Britania i ka kërkuar të kthehet në Shqiperi dhe të plotësojë dokumentat, por gjatë kësaj kohe legjislacioni për shtetasit e huaj ka ndryshuar dhe emigranti shqiptar nuk mund te bashkohet me familjen e tij, e madje nuk e ka parë as foshnjën e tij që ka ardhur ne jete para 10 muajsh.


Faktit qe ka dhe nje femije tjeter ne familjen e tij i gezohet vetem permes lidhjes me Skype, aty ku mundet te shohe edhe gruan e 3 femijet e tjerë, por nuk mundet ti perqafoje. Kjo eshte drama e nje emigranti shqiptar, per te cilin shkruan Dailymail.

Edmond Danushi shkoi ne Britanine e Madhe kur ishte vetem 18 vjeç, por ska pasur mundesi te takoje vajzen e porsalindur qe kur e kthyen ne Shqiperi rreth nje vit me pare. E shoqja Tereza thote se po perpiqet tia dale pa te, por e ka te veshtire, keshtu qe u ka bere apel autoriteteve qe ta lejojne bashkëshortin e saj te kthehet.

Si pasoje e ndryshimit te legjislacionit ne Britani, ai humbi punen e tij atje, duke e lene familjen e tij me shume pak mbeshtetje ekonomike. Ai u njoh me bashkeshorten e tij ndersa ishin adoleshente ne Universitet, ndersa sot jane prinder te 4 femijeve Elin, 10 vjeç, Keiren 8 vjeç, Aliyah,2 vjeç dhe Aalissa 10 muajshe.

Danushi thote se eshte e turpshme menyra se si me moren dhe me mbajten larg familjes time, lendohem me shume per femijet e mi dhe askush ne bote smund ta kuptoje dhimbjen qe ndiej, thote ai, ndersa brenga me e madhe eshte Aalissa 10 muajshe .