E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat italiane: Shqipëri-Greqi, në luftë diplomatike

tgcNgjarjet e fundit të ndodhura në Përmet dhe përplasjet mes Shqipërisë dhe Greqisë, kanë ngjallur interes edhe tek fqinjët italianë. Mediat e këtij vendi shkruajnë se Shqipëria dhe Greqia janë në një luftë diplomatike, çka ka sjellë mbylljen e kufijve.

Tensionet e forta të ditëve të fundit mes Greqisë dhe Shqipërisë kanë sjellë mbylljen e kufirit mes dy vendeve, që në mënyrë reciproke kanë refuzuar hyrjen e qytetarëve të njër-tjetrit. Shkak i luftës diplomatike është një çështje mes Kishës Ortodokse shqiptare, e lidhur ngushtë me Athinën dhe Bashkisë së qytetit të vogël të Përmetit, në jug të Shqipërisë, për pronësinë mbi një godinë publike, shkruan një prej mediave më të rëndësishme në Itali, TGCom Mediaset./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›