E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE te propozohen komisioneret. Partite te respektojne afatet

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri u bën thirrje partive politike të dorëzojnë propozimet për anëtarë të komisioneve zgjedhore. Sipas informacioneve që ka prezenca e OSBE-së, asnjë parti politike nuk ka dorëzuar deri më tani në KQZ listën e plotë të kandidatëve.

“Shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë të vendit presin që zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen më 8 maj, ashtu siç janë dekretuar nga presidenti i republikës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën e përgatitjes së këtyre zgjedhjeve. Puna e tij do të bëhej më e lehtë, nëse të gjitha partitë politike veprojnë menjëherë dhe respektojnë ligjin, duke dorëzuar emrat e të gjithë komisionerëve zgjedhorë brenda afatit”, tha Wollfarth.

“Presim që të gjitha afatet e tjera ligjore të respektohen plotësisht, ashtu sikurse presim që të gjithë anëtarët e KQZ-së të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet” shtoi ai.   

Sipas Kodit Zgjedhor, afati i fundit për paraqitjen e emrave të komisionerëve të komisioneve të nivelit të dytë ishte 24 janari, ndërsa që KQZ-ja të konstituojë të gjitha komisionet është 7 shkurti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›