Koleksioni etnografik gati ekspozimi

Pas gati dy dekadash e dergjur nëpër fonde, pasuria kulturore etnografike shqiptare më në fund është afër ditës së ekspozimit. Kamera e Televizionit Alasat ka mundur të filmojë në fondin ku ndodhen objektet e cmuara të cilat do të përbëjnë pavion e madh të Etnogafisë në Muzeun Historik Kombëtar.
"Që nga viti 1993 për publikun vendas nuk ka qenë e mundur për arsye të mos patur mundësi për të ruajtur. Pavioni etnografik i cili do të ketë gati funksionin e një muzeu etnografik më në fund do të mirëpresë vizitorë të kategorive të ndryshme, turistët vendas dhe të huaj. Personalisht interesohem më shumë për vendasit, për kategoritë e ndryshme të studentëve, të nxënësve", tha Afërdita Onuzi, studiuese, etnografe.
Pas shumë vite përpjekjesh, mungesë fondesh e hapsirash, Ministria e Kulturës miratoi platformën përfundmtare të pavionit të shumëpërfolur. Ajo përfshin historinë e fshatit e qytetit në gjithë hapsirën shqiptare, specifikat përfaqësuese, bashkëjetesën fetare e pakicat që nga shekulli i 18-të e deri në shekullin e 20-të.
"Qëllimi është ti japim shqiptarëve atë cfarë kanë prodhuar. Është ideja për të dhënë qytetërim shqiptar, duke paraqitur jetën ekonomike në fshat dhe në qytet. Ne do të kemi dhe disa objekte që kanë shtrirje përtej kufijve, jeta në qytet do të ketë gjithashtu mjedise, konktaktet e Shqipërisë, orientimet lindje- perëndim dhe ndoshta kjo është arsyeja që ne kemi kaq të pasur kaq interesante kaq të larmishme", tha Onuzi.
Objektet që ne mundën të filmonim përpara ekspozimit, i cili do të kërkojë një periudhë disa mujore, janë nga më të bukuarat e të larmishmet. Seleksionimi i tyre ka qënë i vështirë dhe një pjesë duhen ende restauruar.
Aurela Papadhima