I riu i verbër që ka pasion pianon dhe poezinë, Frenki Sulajt: Notat më thërrasin

Frenki Sulaj është një i ri i verbër, ku jeta e sprovuar me pengesa por edhe e ka ndihmuar të zbulojë dy nga pasionet e tij të mëdha pianon dhe poezinë. Në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSH, 16-vjeçari rrëfen se kur ishte I vogël nuk e kuptonte se pse ai nuk mundte të luante si të gjithë shokët e tij, por sot shprehet me bindje se I ka kaluar këto faza dhe e jeton jetën plot pasion dhe të mbushur me aktivitete.
“Më parë bëja pyetje se pse nuk mund të luaja me të tjerët dhe nuk e kuptoja pse nuk më jepnin përgjigje. Më pas mendoja e kuptova dhe u përshtata shpejt madje. Nëse unë rri në një vend për një kohë të gjatë i mësoj përmendesh. Në rrugë nuk mendoj se është e përshtatshme për mua dhe ata si puna ime të dalim vetëm dhe kam të nevojshme një shoqërues”, tha Frenki.
Muzika dhe piano janë pasionet e tij më të mëdha që i ka nisur që në moshë të vogël. “Notat më thërrisnin”, shprehet Frenki, ndërsa për poezinë ka pasur muzë pikërisht librat dhe filmat që i dëgjon në versionin audio.
“Pasioni im është muzika duke filluar me pianon që e kam nisur që në 6 vjeç. Unë dëgjoja koncerte të ndryshme dhe prindërit kanë qenë shtytja ime më e madhe. Notat më thërrisnin. Pasioni i poezisë ka nisur në klasë të 5. Një nga poezitë e para ka qenë për nënën, ishin fjalë zemre. Ujë dëgjoja Ana Kareninën dhe frymëzohesha nga këto dhe muza më vinte natyralisht. I preferuari im është Viktor Hygo dhe Koperfild, por ka dhe shumë të tjerë. Mua më ngacmon dëshira të shkruaj diçka dhe të kaloj dhe kohën e lirë. Dëgjoj filma në kohën e lirë dhe me flas me celular. Më pyesin se si mund të shkruar në celular, por është një program që mundëson çdo lloj teksti”, tha i riu.
Marrëdhënien me shokët dhe shoqet i cilëson si arsyen se pse ai buzëqesh çdo ditë.
“Në shkollë më shoqëron mësuesja ndihmese. Në fillim kam qenë shumë skeptik për mësuesen ndihmese por kam qenë gabim. Ajo është shmë e mirë dhe ka dhënë maksimumin. Më pëlqejnë që shokët interesohet për të ditur më shumë për mua. Të gjithë e dinë të më bëjnë të buzëqesh çdo ditë. Ngrihem me mendim se nuk do jem vetëm”, u shpreh Frenki.
/rtsh.al/