E Martë, 3 Nëntor 2026

“N’ Galeri/ Korça kujton” ekspozohen për herë të parë vepra e sende të piktorit Vangjush Tushi

Galeria e artit “Guri Madhi” në Korçë ka hapur dyert duke mirëpritur veprat më përfaqësuese të Piktorit të Popullit Vangjush Tushi, si nga fondi i saj, ashtu edhe nga koleksioni privat i familjes Tushi, që i përkasin periudhave të ndryshme të krijimit të tij artistik shumëvjeçar.

Karriera artistike e Tushit është e lidhur pazgjidhshmërisht me “Korçën”, pasi në këtë qytet ai mori frymëzimet e para artistike, jetoi pjesën më të madhe të jetës së tij, si edhe mori goditjen e padrejtë të regjimit për të përfunduar në burgun famëkeq të Ballshit ku dhe ndërroi jetë!

Sende vetjake, letra personale, dorëshkrime nga ditarët e punës, mjete pune, kavaleti, penelat, aparatet fotografike dhe disa çmime artistike janë ekspozuar për herë të parë, bashkë me pikturat e rralla dhe rrëfimet e njerëzve që e kanë njohur nga afër.

Në këtë ekspozitë përmblidhen të gjitha shqisat që çdokush, duke vënë në punë imagjinatën e tij, të thurë një roman ose një film artistik, dhe vetëm me një shikim, të ndjejë shpirtin e tij të pushtuar nga emocione të thella pa asnjë përpjekje.

Gazetare: Kostanca Koçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›