E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I sekuestrohen 2.5 mln euro pasuri të dënuarit me 12 vite burg nga GJKKO

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier sekuestroi 19 sende të paluajtshme, në Tiranë dhe Durrës, prona të pjesëtarit të një grupi të strukturuar kriminal për trafikim të lëndëve narkotike me inicialet N.Gj.

Sipas njoftimit, ky shtetas, i dënuar nga GjKKO-ja, me 12 vjet burgim, i kishte tjetërsuar këto pasuri me vlerë totale rreth 2.5 milionë euro, në favor të të afërmve.

Sipas Prokurorisë, në kuadër të procedimit pasuror nr. 5, të vitit 2024, të nisur kryesisht, nga hetimet pasurore u provua se disa prej pasurive në pronësi dhe posedim të shtetasit N.Gj dhe familjarëve të tij e kishin burimin në veprimtarinë kriminale të kryer prej këtij shtetasi.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier paraqiti në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, kërkesën për sekuestrimin e pasurive së këtyre shtetasve. Më konkretisht sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:

Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 100 m2, ndodhur në objektin “Godinë banimi e shërbimi 2-7-10 kate me garazh (nëntokë) – kati përdhe dyqane”, Durrës;

Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 60,5 m2, Plazh/13, Durrës;

Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 62 m2, Plazh/13, Durrës;

Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 91,6 m2, Plazh/13, Durrës;

Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 71,2 m2, Plazh/13, Durrës;

Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 70 m2, Plazh/13, Durrës;

Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 88,5 m2, Plazh/13, Durrës;

Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76,8 m2, Plazh/13, Durrës;

Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76 m2, Plazh/13, Durrës;

Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 165 m2, Plazh/13, Durrës;

Pasuri e llojit “njësi”, sipërfaqe 60 m2, Plazh/13, Durrës;

Pasuri e llojit “apartament”, me nr. 27, me sipërfaqe 75,7 m2, Tiranë;

Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 103,2 m2, Tiranë;

Pasuri e llojit “apartament”, me nr. 44, me sipërfaqe 80,6 m2; Tiranë;

Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 12, me sipërfaqe 40,3 m2, Tiranë;

Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 13, Tiranë;

Pasuri e llojit “apartament”, me nr. 5/449+2-15, me sipërfaqe 68,85m2, Tiranë;

Pasuri e llojit “ndërtesë”, me nr. 6/319/ND, me sipërfaqe 115,8 m2, Tiranë.

Pasuri e llojit “apartament”, me nr. 3/138+1-2, me sipërfaqe 83,1m2, Tiranë.

Kuotat e shoqërisë “Erini-2013” sh.p.k.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.

Policia e Fierit në krahun tjetër, sqaron se në zbatim të vendimit të Gjykatës së Fierit, pas hetimit të kryer në koordinim me Prokurorinë e Fierit, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të krimit, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Fier sekuestroi pasuritë e shtetasit N. Gj., 36 vjeç, të dënuar me 12 vjet burgim nga GjKKO-ja, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Konkretisht u sekuestruan: 10 apartamente në Durrës, 5 apartamente në Tiranë, 1 njësi tregtare në Durrës, 2 garazhe në Tiranë dhe 1 ndërtesë në Tiranë.

Vijojnë hetimet për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që ky shtetas dhe shtetasit e lidhur me të, mund të kenë përfituar nga veprimtaria kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›