Kosova do të hapë fabrikë për prodhimin e municionit

PRISHTINË, 26 nëntor/ATSH/ Kosova do të hapë fabrikë për prodhimin e municionit, tha kryeministri Albin Kurti, raporton KosovaPress.
Kreu i qeverisë bëri të ditur se ka marrë vendim për themelimin e komisionit ndërministror për nisjen e vlerësimit për hapjen e kësaj fabrike si dhe laboratorin për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë.
Kurti para kabinetit qeveritar në mbledhjen e së mërkurës, tha se kjo e dëshmon se ushtria është prioritet kryesori i ekzekutivit.
/Kosovapress/