E Diel, 1 Nëntor 2026

I shitën dronë Rusisë, Ukraina sanksionon Iranin

I shitën dronë Rusisë, Ukraina sanksionon Iranin

Parlamenti i Kievit ka miratuar këtë të hënë një paketë sanksionesh ndaj aleatit të Rusisë, Iranit.

Paketa u miratua një ditë pasi Ukraina tha se Rusia përdori dronë iranian “Shahed” në sulmin në kryeqytet, shkruanjnë mediet ukraianse.

Kjo paketë përfshin ndalimin e mallrave ushtarake që mund të përdoren më shumë se një herë dhe me pezullimin e detyrimeve financiare në favor të qytetarëve iranianë.

“Rezoluta sinkronizon sanksionet e Ukrainës me veprimet e të gjithë botës së qytetëruar në rrugën drejt izolimit të plotë të Iranit”, shkroi një parlamentar ukrainas.

Ndërkohë që presidenti Volodymyr Zelensky iu drejtua drejtpërdrejt Iranit duke i pyetur: "Pse dëshironi të jeni bashkëpunëtorë në terrorin rus?“

Teherani është kundërpërgjigjur duke thënë se kjo ishte një përpjekje e Zelenskyt për të fituar mbështetjen ushtarake dhe financiare të Perëndimit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›