E Diel, 1 Nëntor 2026

Inceneratori i Fierit, GJKKO tërhiqet për vendim për kërkesën e gjykimit të shkurtuar

Inceneratori i Fierit, GJKKO tërhiqet për vendim për

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është tërhequr për vendim, për kërkesën e gjykimit të shkurtuar për inceneratorin e Fierit.

Në senaacën e sotme togat e zeza kanë vendosur rrëzimin e kërkesës së supervizorit të punimeve Arben Dervishaj dhe Regan Merdanit për shpalljen e moskompetencës nga kjo Gjykatë.

Dervishaj dhe Merdani do vazhdojnë të gjykohen bashkë me persona të tjerë për Inceneratorin e Fierit.

Bëhet me dije se u rrëzua edhe kërkesa për shpalljen e akteve të pavlefshme dhe veçimi i tyre nga i pandehuri Arenc Myrtezani. Të pranishëm në seancë ishin edhe ish-ministri Lefter Koka e ish-deputeti Alqi Bllako.

Ndërkohë për çështjen e Inceneratorit të Elbasanit është vendosur që më datë 1 Qershor të jetë seanca e radhës.

Për inceneratorin e Fierit këtë të hënë pritet të mësohet nëse do ketë gjykim të shkurtuar për të pandehurit dhe do të kërkohen konkluzionet përfundimtare nga ana e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për 19 të pandehurit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›