E Shtunë, 31 Tetor 2026

I shkarkuari nga Bode kerkon 18 paga demshperblim

TIRAN- Hekuran Vladi ish-kryeadministratori i Agjencise se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara e te Konfiskuara i shkarkuar nga ministri i Financave Ridvan Bode padit institucionin duke kerkuar 18 rroga dhe pagesen e vjetersise ne pune per 7 vjet. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet ku shorti ka caktuar gjyqtarin Asim Vokshi per shqyrtimin e ceshtjes.

Sipas kerkese padise per marredhenie pune me nr.7382 te firmosur nga ish-kryeadministratori Vladi ministria e Financave duhet ti paguaj te shkarkuarit nga detyra pa motiv 18 paga dhe pagesen e vjetersise ne pune per 7 vite. Detyrimin e pales se paditur per te me paguar demshperblimin ne nje shume te barabarte me ate te nje viti pune per zgjidhje te marredhenies se punes pa shkaqe te arsyeshme dhe ne menyre te menjehershme. Detyrimin e pales se paditur per te me paguar demshperblimin ne nje shume te barabarte me ate te dy muajve per zgjidhje te marredhenies se punes pa respektuar proceduren e zgjidhjes se saj.

Detyrimin e pales se paditur per te me paguar demshperblimin ne nje shume te barabarte me ate te tre muajve pune per zgjidhje te marredhenies se punes pa respektuar afatin e njoftimit si dhe detyrimin e pales se paditur per te me paguar shperblimin per vjetersi ne pune prej 7 vjet-thuhet ne kerkesen padine qe tashme do te shqyrtohet nga gjyqtari Vokshi. Ky i fundit pas marrjes se dosjes ka caktuar edhe daten e seances se pare pergatitore qe do te zhvillohet me 8 mars ora 1000.

Shkarkimi i Vladit eshte bere me 25 tetor 2010 mbi bazen e urdhrit me nr.72 te firmosur nga ministri Bode i cili ne vend te tij emeroi shtetasin Besnik obaj. Por ne te vertete shkarkimi i Vladit erdhi pasi ai ishte prononcuar ne media duke bere transparente menyren e administrimit te pronave qe ai drejtonte nga fillimi i vitit 2008. Jam liruar nga detyra pasi ministri i Financave Ridvan Bode e ka fobi transparencen me publikun. Pikerisht pse isha transparent me publikun une u lirova nga detyra. Ata qe fshihen nga kamerat ne banjo emerohen nga ky minister keshilltare te larte te tij- tha Vladi per Shekullin pasi kishte marre vesh shkarkimin e tij.

Agjencia qe drejtohej nga Vladi administronte pasuri te sekuestruara e konfiskuara ne vleren e mbi tre miliarde leke te vjetra. Nga keto 1.5 miliarde leke jane prona dhe pasuri te te akuzuarve per terrorizem dhe 1.5 miliarde te tjera jane pasuri e personave te dyshuar dhe denuar per kryerjen e aktivitetit kriminal te paligjshem si te trafikut te droges prostitucionit dhe organizatave kriminale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›