Ish-kreu i Gjykates Kushtetuese Trajtimi vulgar i imunitetit

Ekzekutivi nje deputet pa imunitet e kercenon duke e ndeshkuar sic e ndeshkon parlamenti shqiptar nje deputet per hicgje e kercenon duke pasur ne dore indirekt shume organe te pavarura dhe nepermjet tyre rrezikon kercenon deputetet per te mos e permbushur qellimin dhe detyrat e tyre plotesisht i frikeson.... Fehmi Abdiu ish-kryetar i Gjykates Kushtetuese e thote hapur se nisma me e fundit e Kuvendit te sunduar nga kryeministri Sali Berisha eshte nje mjet per te frikesuar deputetet e opozites qe ata te binden para tij dhe nje instrument me shume per luften politike ne prag te fushates elektorale per zgjedhjet vendore. Me vendimin me te fundit sipas Abdiut ne Parlamentin e Shqiperise eshte krijuar nje situate qesharake dhe kaotike e cila i shtohet fjalorit rrugac shpifjeve te Berishes te pandeshkuara nga drejtesia dhe klimes konfliktuale qe e kane bere Kuvendin qesharak ne syte e botes.
Z. Abdiu cfare eshte ligjerisht imuniteti
Une ve re se ky problem trajtohet shume keq ka vite. Trajtohet ne menyre shume vulgare ne kundershtim me standardet kushtetuese dhe me rregullat. Ne fakt nga konstatimet e viteve te fundit vihet re se ne menyre te vecante politika politikanet dhe institucionet politike imunitetin nuk e trajtojne ashtu sic ka frymen permbajtjen idete dhe qellimet sipas kushtetutes por e vulgarizojne aq shume sa here-here te duket sikur duan ta paraqesin imunitetin si nje privilegj personal si nje kapital te deputeteve dhe zyrtareve te larte si pasuri e tyre e paprekshme dhe e pacenueshme si nje korrace si nje mjet per ti shpetuar cdo lloj pergjegjesie. Ne fakt permbajta e nenit 73 te kushtetutes lidhur me konceptin e imunitetit nuk eshte kjo. Imuniteti eshte trajtuar dhe trajtohet historikisht ne jeten dhe veprimtarine e parlamentarizmit jo si nje mjet sa ne dore te deputeteve te tij por si nje mjet qe i sherben me shume se gjithckaje parlamentarizmit eshte nje mjet qe i sherben dhe ka per qellim te forcoje veprimtarine parlamentare eshte nje garanci qe duke pasur imunitetin deputetet te kene mundesi qe te ushtrojne realisht plotesisht me pergjegjshmeri e pergjegjesi veprimtarine e tyre te pafrike te parrezikuar nga pushtetet e tyre vecanerisht nga ekzekutivi qe shume here duke qene pjese perberese duke qene mazhorance dhe duke pasur edhe parlamentin shume here ne dore rrezikon dhe kercenon kundershtaret e vet politikisht pse jo edhe juridikisht.
Si mund te kercenoje Ekzekutivi nje deputet
E kercenon nje deputet po te mos jete me imunitet pasi ai ka shume mjete ne dore me te cilat krijon mundesine qe te vere para pergjegjesise nje deputet pa imunitet. E kercenon duke e ndeshkuar sic e ndeshkon parlamenti shqiptar nje deputet per hicgje e kercenon duke pasur ne dore indirekt shume organe te pavarura dhe nepermjet tyre rrezikon kercenon deputetet per te mos e permbushur qellimin dhe detyrat e tyre plotesisht i frikeson etj etj.
Kjo ka te beje edhe me shprehjen e tyre
Imuniteti eshte dy llojesh. Njeri ka te beje me menyren e te shprehurit ne te drejten kurajon me pergjegjshmerine pergjegjesine per te thene ate qe duhet ne veprimtarine parlamentare. Tjetri ka te beje me papergjegjshmerine e tyre per mendimet qe kane dhe per menyren se si votojne. Po kujtoj nje nen te kushtetutes ku thuhet se deputeti nuk mban pergjegjesi per deklaratat.
Po neni 73. Ky eshte nje tip imuniteti papergjegjshmeria per mendimet dhe menyren e te votuarit. Per ti dhene pergjegjesi kurajo qe te shprehet sipas bindjes dhe mendimit personal jo i tunduar jo i frikesuar kushtetuta i ka siguruar kete lloj imuniteti dhe vec kesaj ate qe eshte me kryesore ajo qe eshte me e rendesishme eshte imuniteti nga procedimi penal. Pra ky imunitet ka gjetur pasqyrim ne nenin 73 paragrafi i dyte i Kushtetutes. E permenda fare kalimthi kete moment sepse duket sikur imuniteti trajtohet krejt ndryshe nga cfare duhet. Pra nuk pranohet nuk njihet imuniteti si nje mjet si nje faktor qe ka per qellim te forcoje jeten parlamentare por njihet si nje privilegj nje korrace per te mbrojtur deputetet nga parregullsite nga shkeljet nga ligji.
E dyta duke qene se imuniteti nuk eshte mjet ne dore te deputetit duke qene se nuk eshte nje e drejte ose pasuri e tij ai nuk mund te merret dhe te hiqet ne menyre te njeanshme. Nuk merret ne menyre te njeanshme pa u bere deputet pa plotesuar kushtet dhe kurrsesi nuk hiqet qofte edhe duke pasur deshiren gjoja per ta hequr imunitetin tend. Prandaj duke pasur parasysh kete fakt te fundit duhet te dal te nje ide se gjithe lufta politike qe eshte bere vitet e fundit per heqjen ose jo te imunitetit per pasjen ose jo te imunitetit kane qene me shume slogane per favor politik me shume per te perfituar ose per te sulmuar kundershtaret politikisht pasi qe te gjithe e dine dhe ata qe se kane ditur me perpara kete gje e dine tashme qe ky problem qe lidhet me nje institucion te rendesishem te parashikuar nga kushtetuta nuk mund te lihet nuk mund te ndryshohet nuk mund te hiqet vecse nepermjet nje reforme ose nje amendimi ndryshimi shfuqizimi te dispozites konkrete te kushtetutes.
Pse e them kete Sepse nje gje qe ka gjetur pasqyrim ne kushtetute eshte se imuniteti nuk mund te ndryshohet te hiqet kufizohet amendohet me akte te tjera qe jane te nje vlere juridike kushtetuese me te vogel apo shume me te vogel se kushtetuta sic ka ndodhur ne kete rast qe gjoja u gjet nje shpikje zbulim per ta lene imunitetin ne menyre te njeanshme nepermjet nje deklarimi personal e nepermjet miratimit te ketyre deklarimeve me ndryshimin e rregullores se kuvendit. E perseris kete sepse rregullorja e kuvendit ne raport me kushtetuten eshte nje akt teresisht i pavlere ne kuptimin e fuqise se ska jo se nuk ka vlere per ato qellime dhe detyra qe ka persiper te kryeje per veprimtarine e parlamentit.
Ajo i sherben veprimtarise se parlamentit eshte shume larg nga fuqia juridike me kushtetuten bile eshte shume me larg se ligjet e tjera per nga fuqia juridike si kodet qe kerkojne votime ne menyre te cilesuar. Ka madje fuqi me te pakte se ligjet e zakonshme qe miratohen me gjysmen e votave te deputeteve te pranishem. Pra ne kete aspekt kjo menyre e te vepruarit te kuvendit me duket nje spektakel nje loder nje skenar per te mbajtur te tendosur pak jave para se te filloje fushata politike dhe per te luftuar gjate fushates kundershtaret opoziten se gjoja nuk deshiron qe te jene deputetet pa imunitet.
Ish-prokurori i pergjithshem tha se ky eshte nje nul juridik.
Ate qe kane thene perserita pak a shume edhe une. Pra fakti qe ky institut zbehet kufizohet me nje akt qe eshte shume larg kushtetutes per nga fuqia tregon se ai eshte nje nul juridik. Ai e ka pasur me sa ckuptoj une edhe gjetke. Ky akt ne veprimtarine praktike do te krijoje nje konfuzion te vecante sepse ndersa kuvendi pretendon se nje pjese e deputeteve kane te drejte per te dhene llogari sic kerkon Berisha kujdestari i madh i te gjitha pushteteve ne Shqiperi organet e specializuara sado qe te duan te kene mbeshtetjen per te zbatuar kete nuk do te mund ta zbatojne. Nuk do te mund ta zbatojne sepse ata e dine se ne hierarkine e normave ligjore do te zbatojne kushtetuten ata do te zbatojne kodin e procedures penale para rregullores se Kuvendit do te zbatojne ligjin per prokurorine ligjin per hetimin dispozitat qe kane te bejne me marrjen si te pandehur me hetimin me marrjen e provave etj.
Ne kete aspekt ish-kryeprokurori ka permendur nje dispozite qe ben te domosdoshme ose qe ia ul vlerat ketij akti qe ka vendosur Kuvendi sepse sipas dispozitave te Kodit te Procedures Penale kerkohet autorizim per te filluar procedimin penal. Mirepo deri ne dhenien e autorizimit nga Kuvendi nuk lejohet ndalimi caktimi i masave te sigurimit kontrolli keqyrja e personit pergjimi dhe shume veprime te tilla qe jane te domosdoshme per tu marre procedurialisht. Pra organi i prokurorise pa i marre autorizimin prape kuvendit nuk mund te beje keto veprime per asnjerin nga ata qe paraqitet se nuk ka imunitet. Organet e ndjekjes penale do te zbatojne kodin dispozitat e procedures dhe nuk do te zbatojne kete akt qe ka vendosur kuvendi ne menyre te njeanshme.
Sa e ka penguar qenia e imunitetit hetimin dhe zbulimin e korrupsionit
Une mendoj se po te veshtrosh thelle kete problem nuk eshte imuniteti papergjegjshmeria e deputeteve faktori kryesor qe ka ndikuar negativisht ne korrupsion. E them kete sepse pa e analizuar ne shume aspekte te tjera po permend nje fakt se ne te gjitha rastet qofte duke pasur imunitet kur organet e hetimit kane te dhena te dyshimta dyshime serioze apo te arsyeshme se x apo y deputet apo zyrtar i larte ka kryer veper penale asnjehere nuk ka pasur pengese ligjore per te filluar ceshtjen penale dhe asnjehere nuk ka pasur per tiu drejtuar kuvendit per te hequr imunitetin dhe per fat te mire ate qe mund te kete bere mire ky kuvend eshte se ky ne pergjithesi asnjehere nuk e ka penguar organin e prokurorise. Ne pergjithesi i ka dhene autorizimet perkatese per te filluar ndjekjen penale.
Me Lulzim Bashen dhe Fatmir Mediun nuk ndodhi keshtu sepse kuvendi mezi vendosi tua heqe imunitetin
Kuvendi luajti politikisht pati vonesa por ne pergjithesi nuk u tregua si pengese per ta. Pra nese organet e prokurorise do te insistojne me te drejte per te filluar nje ceshtje per njerin ose per tjetrin nuk ka asnje pengese ligjore vetem kur kuvendi nuk deshiron ta beje. shte tjeter pune ajo qe me rruge te tjera eshte penguar hetimi dhe gjykimi i tyre. Pra me pak fjale qenia e imunitetit sipas meje nese zbatohen rigorozisht kerkesat e kushtetutes nuk pengon ne fakt luften kunder korrupsionit. Por shume here mungon vullneti deshira dhe pergjegjesia e mazhorancave konkrete per keto pune.
fare ka krijuar tani ky vendim i parlamentit
Ky vendim krijon nje situate kaotike ne nje aspekt tjeter. Sipas ketij vendimi tani ne Kuvendin e Shqiperise ka deputete me imunitet te kufizuar ka deputete qe skane qene dakord per kete dhe gezojne imunitetin teresisht. Keta qe kane deklaruar se heqin dore e kufizojne imunitetin per krimet e korrupsionit jane deputete me do te thosha me gjysme imuniteti sepse per aspekte te tjera te veprimtarise se tyre ata e ruajne imunitetin sepse per vepren penale te korrupsionit keta nuk e ruajne. Kemi nje njeri pra qe ka imunitet per dy tre pese por nuk ka imunitet per nje dy sic kane bere ata.
Ne te njejten trupe parlamentare ka dy grupe deputetesh njera qe ka imunitet te kufizuar tjetra qe ka imunitet teresor. Ka deputete qe kane hequr dore pjeserisht nga kjo ka deputete qe skane hequr dore nga kjo ndersa nga ana tjeter ka shume zyrtare te larte gjyqtare te larte e zyrtare te tjere te vecante qe kane imunitet te cilet as jane shprehur per kete dhe hezitojne te shprehen per kete zgjidhje kaq kaotike kaq te dyshimte kaq joserioze. Por per te gjitha prokuroria do te zbatoje te njejtin ligj kodin e procedures penale. Pra jane krijuar standarde te cuditshme dhe qesharake.
Per kete eshte permendur nje model gjerman...
Mundet ndoshta eshte marre nga nje model gjerman por nje gje eshte e vertete....
Si eshte modeli gjerman
Gjoja sikur te gjithe deputetet gjermane prej vitesh kane deklaruar se nuk gezojne imunitet dhe sipas kesaj teorie ata jane te hapur para drejtesise per cfaredolloj gjeje. Mesa duket ose eshte keqkuptuar praktika e gjermaneve ose eshte bere enkas per te thene se mund te ndodhe ne Europe edhe nje zgjidhje si kjo qe eshte bere ne Shqiperi. Nje gje eshte e vertete qe edhe praktika gjermane nuk ka marre fjalen e fundit nga Gjykata Kushtetuese e Gjermanise. Shqiperia nuk eshte Gjermani as France as ndonje vend tjeter i zhvilluar parlamentar ku standardet e demokracise kane arritur ne nje nivel te tille ku si te jesh me imunitet si pa imunitet njeriu ndihet i lire i qete jo i frikesuar pa strese nga goditjet dhe sulmet e padrejta qe mund ti vijne sepse standardet e atjeshme te bera per vete nga mazhorancat nuk e lejojne kurre nje gje te tille qe te godasin kundershtarin e tyre politikisht per keto veprime sic ndodh ne Shqiperi.
Atehere cduhet bere me problemin e imunitetit
Kam pershtypjen se nese demokracia parlamentare shqiptare do te kishte ecur me ritmin e duhur nese ajo do te kishte arritur ato standarde qe jane sot ne bote mundej dhe duhej qe te gjitha forcat politike mund te arrinin ne mendimin se vertete mund te mos ishte me i nevojshem ky mjet sepse do ta arrihej ne perfundimin se jeta parlamentare eshte vendosur. Por cfare ndodh realisht ne Shqiperi Realisht jeta parlamentare shqiptare eshte varferuar me keq nga cka qene nje apo dy legjislatura me para. Jeta parlamentare i ngjet nje veprimtarie gladiatoresh qe ne kohen e hershme dilnin per te provuar forcat kunder njeri-tjetrit. Dhe kjo dukuri eshte sot ajo qe bota po e ve re dhe ne vazhdojme te jemi vendi me problematik mbase ne Europe. Jeta parlamentare ne vend qe te demokratizohet dhe te shtohet debati te dalin alternativa te reja eshte varferuar dhe eshte kufizuar ne nje fjalor rrugacesh shume here. Aspekt tjeter eshte ndeshkimi me dhe pa vend i deputeteve te opozites me masa drastike per ti detyruar qe te flasin ashtu sic do mazhoranca.
Edhe vete ndryshimet ne rregullore ishin nje mjet ose nje prove ose deshmi qe mazhoranca synon te disiplinoje secilin ti drejtoje se cfare duhet te flase dhe si duhet te flase. Fakti qe u la qe seancat per probleme te ndryshme pra ajo ore diskutimesh te lira parlamentare te zhvillohen jo ne fillim te dites por ne fund te saj tregon se mazhoranca kerkon te disiplinoje kundershtaret duke u thene se ju ato cka keni per mazhorancen do ti thoni ne ate kohe qe ne jemi me mendje te ngritur per te ikur. Pra ne kete jete parlamentare me mjaft shkelje te rregullores me mjaft kercenime me nje menyre te te folurit skandaloz nuk mundet qe ne kete stad te flitet qe te jene te gjithe deputetet pa imunitet. Bile sot shtrohet nje problem tjeter se pse nuk zbatohet edhe ndaj tyre paragrafi i nenit 73 te kushtetutes ku thuhet se deputeti nuk mban pergjegjesi per mendimet qe shpreh dhe voten e dhene por kjo dispozite nuk zbatohet ne rastin e shpifjes.
Pra nese deputeti shpif sic bejne gjysma e deputeteve dhe mbi te gjithe kujdestari i madh i pushteteve te gjithanshme Sali Berisha nuk ka asnje pengese ligjore qofte ky i pari i vendit deri te i fundit i parlamentit te gjithe duhet dhe mund te japin llogari per shpifje. Dy gjera ka ose ato qe thuhen brenda asaj salle jane te verteta dhe nese eshte keshtu te gjitha ata qe goditen duhet te japin llogari ose te gjitha ato qe thuhen ose nje pjese jane shpifje dhe qofte per shpifjen me te vogel qe ben duhet te jape llogari pavaresisht se eshte deputet. Sipas mendimit tim sot kerkohet domosdo qe ai deputet dhe minister qe shpif te vihet para drejtesise. Ti hiqet imuniteti nga gjykata te kerkohet ndjekja penale nga njerezit qe fyhen qe demtohen dhe te vihen para pergjegjesise. Nuk eshte hic normale qe ka shume padi dhe kerkesa per ndjekje penale ne gjykate per kryeministrin per ministra por qe gjykata e faktit heziton te kerkoje heqjen e imunitetit te tyre per shpifje.
Sipas mendimit tim nuk ka asnje pengese ligjore qe per te gjitha ato raste gjykatat ti drejtohen kuvendit dhe kuvendi te mbaje nje qendrim te prere per ti dhene fund ketij fenomeni qe njerezit te mesohen se ato cka thone per tjetrin ta thone duke e menduar mire perndryshe nese e thone qellimisht secili duhet te jape llogari per ate pune. Pra une mendoj se eshte e domosdoshme qe te ndryshoje praktika gjyqesore dhe hetimore.
Doja te ktheheshit pak te jeta parlamentare dhe ta krahasonit me kohen kur ju ishit deputet
Une kujtoj nje histori qe e thosha si me shaka vite me pare kur duke qene deputet i opozites ne vitet 1992-1996 pse jo edhe 1997-1998 ndoshta ishim ankuar padrejtesisht ndaj drejtuesve te parlamentit te asaj kohe apo te ndjerit Pjeter Arbnori. Ai edhe pse ishte nje figure me tipare dimensionale edhe pse bente pjese te drejtuesit e Partise Demokratike edhe pse ishte nje njeri kishte vuajtur shume ne vitet e sistemit socialist edhe pse nuk e njihte veprimtarine e parlamentarizmit si gjithe ne te tjeret sepse nuk kishim pervoje ne ate kohe mund te them sot pa frike dhe pa ndrojtje se ai e kishte drejtuar shume here me mire veprimtarine e parlamentit te atyre viteve se sa sot.
Rregullat dhe dispozitat zbatoheshin me me korrektese sjellja e qendrimi dhe menyra e veprimit te tij ishte shume me lart dhe ngjarje te tilla si keto qe po ndodhin perhere ne jeten parlamentare kane qene jashtezakonisht te rralla perjashto ngjarjen e rende te plagosjes se Azem Hajdarit.
Por kishte disa raste me heqje imuniteti sic ishte heqja e imunitetit te Ilir Metes Genc Rulit apo Rexhep Ukes
Heqja e pare e imunitetit ka qene e Ilir Metes per ngjarjet e Skraparit se kishte organizuar nje miting te paligjshem. shte bere shume debat u bene mbi 40 diskutime deri ne oren kater te mengjesit por edhe pse seanca ishte shume e nxehte nuk u tha asgje nga ky lloj fjalori i ri qe permendet sot per deputetet motrat vellezerit dhe familjet e tyre.
Kishte te bente me faktin se Berisha nuk ishte ne kuvend atehere ngaqe ishte president
Po mbase edhe kjo por edhe Berisha qe tere jeten ka qene i ashper ne ato vite nuk e kishte nje fjalor kaq te pasur sa ce ka sot. Tani ai ka nje magazine ne koken e vet qe i ka rreshtuar kundershtaret e tij secilin ne sirtarin e vet sipas kokes se tij dhe qe ka shperndare njerez per te grumbulluar fakte rrethana prova qe sipas tij e bejne pergjegjes dhe qe sipas tij duhet te dije ti perdore kur te jete nevoja per ta sulmuar dhe ne cdo kohe i therret kujteses dhe mendjes per sirtarin konkret per ato gjera qe ai mendon se i di dhe jane konkrete. Une mendoj se edhe kjo menyre te foluri te ndalohet nese jo me menyre te ndergjegjshme me nje vendim gjyqesor.