E Hënë, 2 Nëntor 2026

I shpallur në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari izraelit

Një shtetas me kombësi izraelite dhe me shtetësi kanadeze është arrestuar në Tiranë për llogari të Gjermanisë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 25” u lokalizua në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, Tiranë, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, R. G., 42 vjeç.

Gjykata e Bambergut, Gjermani ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, për mashtrim, të kryer në mënyrë të përsëritur, veprimtari kriminale për të cilën Kodi Penal i Gjermanisë parashikon dënim deri në 15 vjet burgim.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Gjermani./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›