I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 26-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar të shpallur më herët në kërkim për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga ra shtetasi B. P.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit B. P.
Për këtë shtetas, “Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e mundshëm të bashkëpunëtorëve të tjerë.
/rtsh.al/