Hidhet shorti/ Zgjidhen anëtarët, Ilir Panda në krye të KED për 2026-ën

Zgjidhen 9 anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026 pas hedhjes së shortit në ambientet e Presidencës. Kryetar i KED u përcaktua Ilir Panda, si përfaqësues i Gjykatës së Lartë, sipas parashikimeve ligjore.
KED përbëhet nga dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, një përfaqësues i Gjykatës së Lartë, një i Prokurorisë së Përgjithshme, dy nga Gjykatat e Apelit, dy nga Prokuroritë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe një nga Gjykata Administrative. Çdo institucion ka edhe nga një anëtar zëvendësues.
Përfaqësues nga Gjykata Kushtetuese:
Fjona Papajorgji – zgjidhet anëtare e përhershme në KED
Gent Ibrahimi- anëtar zëvendësues në KED
Marjana Semini- anëtare e përhershme
Përfaqësues nga Gjykata e Lartë:
Ilir Panda- Anëtar i KED, për vitin 2026 do jetë dhe kryetar i këshillit.
Valbon Çekrezi – Anëtar zëvendësues në KED
Përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme:
Alfred Progonati- Anëtar në KED
Anila Leka- Anëtar zëvendësues në KED
Përfaqësues nga Gjykatat e Apelit:
Ornela Naqellari- Anëtare në KED, përfaqësuese e gjykatave të Apelit
Iliriana Olldashi- Anëtar i dytë i përhershëm i KED
Selvie Gjoçaj- Anëtar zëvendësues në KED, përfaqësues pranë gjykatave të Apelit
Zgjedhja e 2 prokurorëve të Apelit të Përgjithshëm
Altin Binaj- Anëtar i KED
Afërdita Ndoj- Anëtar i dytë i përhershëm i KED
Arben Qosja- Anëtar zëvendësues në KED
Përfaqësues nga Gjykata Administrative:
Klodiana Veizi- Anëtar i përhershëm i KED
Bezart Kaçkini- Anëtar zëvendësues në KED
/rtsh.al/