I shpërthen bombola e gazit, plagoset 71-vjeçari në Shkodër

Një 71-vjeçar nga Shkodra është dëmtuar ditën e sotme pasi i ka shpërthyer bombola e gazit.
Policia thotë se “në banesën e shtetasit Sh. Q., 71 vjeç, banues në Shkodër ka shpërthyer bombola nga pakujdesia.”
I moshuari ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv