E Shtunë, 31 Tetor 2026

I shpërthen smartphone në xhep, plagoset e reja

Një adoleshente zviceriane,pësoi djegie të shkallës së tretë dhe plagë të thella në këmbën e saj të djathtë,teksa smartphone që mbante në xhep i shpërtheu në mënyrë të papritur dhe pa shkak.

18-vjeçarja Fanny Schlatter tashmë ka mbetur pa ndjesi në pjesën e dëmtuar të kofshës, pasi për arsye ende të paqarta, bateria e telefonit shpërtheu në xhepin e xhinseve, duke dëmtuar përveç të tjerave edhe nervat e kësaj pjese të trupit.

Sipas të përditshme zvicerane Le Matin, Schlatter ishte në një kurs të mësimit të pikturës, kur dëgjoi një shpërthim të fuqishëm.

Papritmas dëgjova një shpërthim, pak a shumë si një fishekzjarr i fuqishëm. Në fillim mu duk e habitshme që në atë ambient të mbyllur të ndodhte diçka e tillë, por në sekondë ndieva një therrje të fortë në këmbë e pashë që pantallonat e mia po merrnin flakë, dëshmoi Schlatter.

Pasi fiku zjarrin në mënyrë rrethanore, adoleshentja u shoqërua me urgjencë në një spital, ku mori trajtimin e përshtatshëm mjekësor.  P.K

v1

v2

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›