20 femrat spiune më të famshme të historisë
Dashuri & shantazh/Si KGB dhe CIA përdornin joshjen për të futur shënjestrat në kurth
KGB-ja njihet si shërbimi sekret që krijoi një linjë tipike me një rrjet agjentesh, të cilat me bukurinë e tyre zbërthenin çdo sekret. KGB-ja rekrutonte vajza të bukura në radhët e saj, për të zënë në kurth diplomatët e huaj dhe faktet tregonin që se kishin gabim.
Joshja
Kërcimtare, aktore këngëtare, të cilat stërviteshin për të joshur cilindo person që do të duhej ti nxirrnin informata. Maria Konnenkovës nuk i rezistoi dot as Ajnshtajni me gjenialitetin e tij. Në vitet 40 agjentja sekrete sovjetike e takonte dhe mblidhte të dhëna për bombën që do ndërtohej. Maria Knuth, një tjetër vajzë me emrin e shenjtëreshës, por që veç e tillë nuk ishte. Kërcente në kabare dhe magjepste me bukurinë e saj oficerët britanikë dhe amerikanë. Elizabeth Bentley, një amerikane gjithë sharm, ra në dashuri me kontrollorin e saj rus, pasi u rekrutua nga KGB-ja. Të gjitha vajza të bukura dhe inteligjente, të cilat fituan famë në shërbimet ku punonin. Misioni i tyre ishte të bënin për vete çdokënd që i duhej KGB-së dhe për këtë stërviteshin. Pas kësaj, fillonte shantazhi. Agjentet instalonin në dhomat e gjumit kamera ku regjistronin gjithçka ndodhte dhe i kërcënonin viktimat e tyre se do i bënin publike.
Dashuri dhe shantazh
Në këtë mënyrë KGB-ja kompromentoi ambasadorin britanik në Moskë, sër Xhefri Harison në vitin 1968. Ambasadori u dashurua pas një gruaje të bukur ruse, e cila punonte si shërbëtore në ambasadën britanike e quajtur Galja. Ajo ishte e futur me mision aty nga KGB-ja. Pasi çifti doli nga dhoma e gjumit në një apartament të Leningradit, Harrisonit iu treguan foto të tij me Galjan gjatë kohës që bënin dashuri. Harrisonit iu komunikua se në qoftë se nuk i jepte KGB-së informacionet që ajo kërkonte, fotot dhe lidhja e tij me Galjan do të bëheshin publike. Në vend që të bashkëpunonte, Harrisoni u kthye në Londër ku pohoi lidhjen me Galian te oficeret e MI5, (Kundërzbulimi britanik). Ai u nxor në pension menjëherë. Megjithëse ky lloj kurthi kësaj radhe dështoi, shumë kurthe përpara Harrisonit ishin të suksesshëm. Koloneli Lui Gibo, atasheu ajror francez, në vend që të jepte informacion dhe të fshihte lidhjen, vrau veten.
Mata Hari
Në krye të listës së spiuneve më të famshme në botë qëndron Mata Hari. Edhe pse ajo është konsideruar gjithnjë si prej spiuneve më të famshme, historianë e autorë të ndryshëm kanë cilësuar se ajo ka qenë më shumë një figurë rastësore sesa e qëllimshme. Mata Hari ishte emri skenik i Margaretha Gertruida Zelle, një valltare ekzotike holandeze dhe kurtizane, e cila u ekzekutua nga skuadra e pushkatimit për spiunazh gjatë Luftës së Parë Botërore. Duke qenë se Holanda ishte neutrale, Margaretha Zelle, mund të kalonte kufijtë lirshëm. Kjo është arsyeja pse mendohet se ajo është përdorur nga shërbimet sekrete.
Nance Wake
Një tjetër spiune e famshme është Nance Wake, e cila punonte si gazetare në Francë, kur nisi Lufta II Botërore. Kauza e saj ishte çlirimi i Francës dhe mundja e fashizmit europian. Shumë shpejt ajo doli vullnetare për të qenë korriere e Rezistencës Franceze dhe shumë shpejt krijoi një rrjet spiunimi aq të gjerë dhe efektiv, saqë Gestapoja vuri një çmim për kokën e saj. Pas luftës ajo u nderua me medalje të lartë civile nga pesë shtete. “E urrej luftën dhe dhunën”, ka thënë ajo dikur, “por, nëse lufta vjen nuk e kuptoj përse ne femrat duhet thjesht ti themi lamtumirë burrave tanë që shkojnë në luftë dhe të qëndrojmë në shtëpi, duke i thurrur triko”.
Princesha Stefani
Si një anëtare e bukur dhe e pasur e aristokracisë gjermane, në vitin 1930 princesha Stephanie u përfshi në elitën e Londrës, ku u miqësua me ministra të kabinetit. Ajo arriti të përfitonte informacione të arta për Hitlerin kur jetonte në Londër.
Legjenda e Violetës
Aftësia, bukuria si dhe jeta tragjikisht e shkurtër e Violette Szabo-së, kanë kontribuar për të ngritur legjendën e emrit të saj. Si agjente sekrete, misionet e saj në Francën e pushtuar varionin nga mbledhja e informacioneve e deri te sabotazhi. Pas një kohe të gjatë, ajo u kthye në Francë më 7 qershor 1944 me misionin për të koordinuar aktivitetin e makuisadëve të Francës për sabotimin e linjave të komunikimeve gjermane. Autovetura me të cilën udhëtonte tërhoqi shumë shpejt vëmendjen e trupave gjermane dhe si pasojë e konfliktit me armë zjarri që pasoi, Violeta u kap dhe u burgos. E transferuar në një burg të sigurisë së lartë, ajo ju nënshtrua torturave sistematike për t’u ekzekutuar më pas nga forcat naziste në vitin 1945, në moshën 23-vjeçare.
Brita Tott
Brita Tott është një tjetër spiune e famshme. Në vitin 1442, vajza e fisnikërisë daneze u martua në familjen mbretërore suedeze. Një dekadë më pas, kur suedezët hynë në luftë kundër danezëve, ajo ishte spiunia perfekte për vendin e saj. Ajo shërbeu si korriere që i kaloi sekrete të mëdha familjes daneze dhe u dënua me djegie në turrë të druve, por më pas u fal.
Kystyna Skarbek
Kystyna Skarbek është gjithashtu një prej spiuneve më të suksesshme të Luftës II Botërore për llogari të Anglisë. Ajo ka kryer misione në Poloni, Hungari, Francë dhe Egjipt. Ajo fitoi famë kur shpëtoi dy kolegë të saj, të cilët do të ekzekutoheshin nga Gestapoja, duke u prezantuar si mbesa e një zyrtari të lartë të komandës britanike.
Elizabeth Bentley
Elizabeth Bentley, një amerikane gjithë sharm, ra në dashuri me kontrollorin e saj rus, Jacob Golos, pasi u rekrutua nga KGB-ja në vitin 1940. Ajo e nisi karrierën e spiunazhit, duke menduar se po spiunonte për Partinë Komuniste të SHBA-së, kur në fakt ishte duke punuar për policinë sekrete sovjetike. Si agjente sekrete, ajo instalonte në dhomat e gjumit kamera ku regjistronte gjithçka ndodhte dhe i kërcënonte “viktimat” e saj se do i bënte publike. Pikërisht me anë të kësaj taktike, Elizabet Bentley, ka joshur të paktën 8 zyrtarë amerikanë dhe në biseda intime u nxirrte të dhëna në llogari të sovjetikëve. Gjatë Luftës II Botërore ajo ishte një prej spiuneve më të suksesshme sovjetike në SHBA. Por, një ditë vendosi t’i jepte FBI-së emrat e 150 spiunëve sovjetikë, duke përfshirë dhe punonjës të qeverisë amerikane.
Lona Cohen
Anëtare e Partisë Komuniste, Lona Cohen, në shërbimin e saj të parë punoi si korriere e Theodore Hall-it, një fizikan i projektit “Manhattan”, i cili u dërgonte sekrete sovjetikëve. Ajo u rekrutua në spiunazhin sovjetik nga bashkëshorti i saj Morris Cohen. “Lesley”, ky ishte kodi i saj, dërgonte materiale nga projektet e armëve atomike amerikane në konsullatën sovjetike në Nju-Jork. Pas luftës ajo dhe bashkëshorti i saj u vendosën në Londër, ku krijuan Rrethin e Spiunëve të Portlandit, që u kalonte sovjetikëve sekretet detare britanike.
Maria Konnenkova
Albert Ajnshtajn mund të ketë qenë gjeni, por jo aq i zgjuar sa për të shmangur magjepsjen me agjenten sekrete Maria Konnenkova. Ajo e takonte Ajnshtajnin në vitin 1940, për të mbledhur informacione për përpjekjen e amerikanëve për të shpikur bombën e parë bërthamore
Melita Noruood
Melita Norwood ka qenë një punonjëse civile britanike me bindje të thella komuniste, puna e së cilës ishte të punonte për një kërkim sekret bërthamor, duke patur kështu akses të plotë në shumë dosje e informacione “Top Secret”. Edhe pse informacionet që ajo kishte zbuluar nuk i alarmonin shërbimet inteligjente britanike, ato tërhoqën vëm