E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 marsi në Kosovë shënon ditën e parë të pranverës

21 marsi në Kosovë shënon ditën e parë të pranverës. Sipas njoftimit të zyrës për shtyp të KK-së, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa do te shpallë muajin e pastërtisë në Komunën e Prishtinës, e cila do të zgjasë nga 21 marsi e deri më 21 prill.

Gjatë muajit të pastërtisë do të jenë të angazhuara edhe institucionet. Mësuesit dhe nxënësit do të bëjnë pastrimin e hapësirave përreth shkollave.

Në kuadër të këtij muaji do të organizohen aktivitete të ndryshme dhe do bëhet një fushatë sensibilizimi për ngritjen e vetëdijes qytetare për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e ambientit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›