I shpëton aksidentit

Nga Express më 25 prill 2011 në ora 12:46
Këngëtarja Katie Price, e njohur me nofkën Jordan i ka shpëtuar një aksidenti me makinë.
Jordan ishte me fat që shpëtoj gjallë pasi që mbrëmë ajo mbrëmë ka pësuar një aksident fatal që e ka lënë makinën e saj të prishur totalisht.
Bukuroshja dhe krijuesja e hitit “4X4” nga ana tjetër ka vrarë dy kuaj të cilët i kishin dalë asaj në rrugë gjatë kohës kur ajo kthehej nga fshati në qytet.
Mësohet se ajo ka qenë në një “ranç” bashkë me të dashurin Leando Penna të cilët për fundjavë kaluan në një fshat.
“Ishte absolutisht tmerruese. Kjo kishte ndodhur shumë shpejt dhe nuk e kisha idenë a isha lënduar. Ndihem me fat që kam shpëtuar por jam shumë e mërzitur për kuajt. Ishte një gjë shumë e rëndë për mua”, tha ajo.